Ekipi i Partizanit kreu disa ndryshime shumë të rëndësishme në organikën e ekipit, të paktën sa i përket largimeve.
Starova largoi disa futbollistë të rëndësishëm të ekipit, pjesë e të cilëve ishte edhe Gëzim Krasniqi.
Mbrojtësit 28-vjeçar nuk i është nevojitur shumë kohë, për të zyrtarizuar ekipin e ri. Sipas raportimit të “Infosport”, Rabotniçki ka bërë 4 prezantime në ditën e sotme, ku nuk mungonte edhe Gëzim Krasniqi.
Së bashku me Krasniqin janë prezantuar edhe Bujamin Asani, Igor Kramar dhe Nikola Sharkoski.
Rabotniçki ndodhet në mesin e renditjes në Maqedoni, por larg kreut të renditjes që kryesohet nga Shkëndija dhe Vardari.