Skandali: FSHF po mundohet të regjistrojë sot Shoqatat Rajonale

16 Janar 2018, 11:54Sport TEMA

Thellohet skandali me Shoqatat Rajonale Fantazmë në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pasi kanë vepruar në anonimitet dhe ilegalitet të plotë për shumë vite nën urdhërat e FSHF-së, institucioni i futbollit po mundohet t’i ligjshmërojë ato në gjykatë.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, sot është hedhur shorti për regjistrimin e katër prej këtyre shoqatave të cilat kanë të drejtë vote në Asamblenë e FSHF-së.

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës, Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë, Shoqata Rajonale e Futbollit Fier dhe Shoqata Shqiptare e Minifutbollit po tentohet të regjistrohen sot nga FSHF për të thelluar edhe më shumë skandalin që i rrethon ato dhe votimin e tyre të jashtëligjshëm në Asamble.

Një përpjekje e tillë dhe votimi i këtyre Shoqatave në Asamblenë e 7 shkurtit mund të deligjitimojë plotësisht procesin e zgjedhjeve për president të FSHF-së duke e bërë të jashtëligjshëm pasi thyen plotësisht Statutin e këtij institucioni.

3 komente në “Skandali: FSHF po mundohet të regjistrojë sot Shoqatat Rajonale”

  1. niki says:

    Shoqatat lindin me inisiative te personave ne kushte te caktuara ne ndihme te nje disipline te caktuar.Nuk mund t’a krijoje federata.

  2. Truth says:

    Me te njejtin stil Duka regjistroi ndertimin e fresket pa leje sikur ishte ndertuar vite me pare dhe ishte ne proces legalizimi. Per kete e ndihmoi Artan Lame (shez i ALUIZNI) i cili eshte shok i ngushte me Arben Dervishaj, sekretar ne FSHF dhe fitues i tenderave te shumices se projekteve te FSHF nepermjet kompanise se tij AVE Consulting.
    Provat jane por duhen prokurore!

  3. K. F & XH.XH says:

    Pse eshte skandal? Ne radhe te pare statusi i FSHF eshte OJF dhe mund te veprojne si grupe interesi brenda kauzes se struktures se parashikuar ne statut, pa dale subjekt me vete, ndryshe por fituan personalitet juridik nuk mund te behen pjese e trungut meme dmth FSHF, perjashtohet vetem nese cdo shoqate detyrohet te regjistrohet si person juridik me vete nese ushtron aktivitet fitimprures. Keshtu eshte kur ne vend qe te flasin ekspertet e ligjit, flasin analiste a papagaje te taboreve te Finos apo Demit. Ne fakt nuk ka faj ky derdimewn, por gazeta TemA dhe ushtare te bindur si Fatjon Baze qe shpifjen e kane njesoj sikur çajne lajthi Peshtan apo hane rrush oborri… Kam pershtypjen qe as Dukes se FSHF dhe as se vertetes nuk i sherbejne lepiresit, por vetem treshes Demi, Fino dhe Eri Braces mund ti bejne pune per te fuqizuar me karburant Partizanin e shpartalluar nga krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje