Miqësoret, humbasin sërish Skënderbeu dhe Flamurtari

15 Janar 2018, 18:08Sport TEMA

As miqësorja e tretë në tokën turke nuk ka sjellë fitoren e parë për skuadrën e Skënderbeut në fazën përgatitore. Pas disafatave përballë Bursaspor e Beshiktash, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja siguroi sot një barazim 1-1 përbalë Vitorul, ekipit surprizë të kampionatit rumun që drejtohet nga legjenda George Haxhi.

Daja nuk kurseu titullarët në pjesën e parë, duke hedhur në fushë formacionin tipik me të cilin ka luajtur në Europë në pjesën e parë të sezonit dhe mendohet se do të vazhdojë të rreshtojë nga fillimi në kampionat në vijimin e këtij edicioni. Si rrjedhojë, skuadra korçarë dominoi në lojë e raste të krijuara, duke arritur edhe të gjente rrjetën me Xhejms.

Në fraksionin e dytë të lojës, pas ndërrimeve të shumta që u bënë nga të dy skuadrat, ritmi ra, ndërsa ekipi rumun gjeti hapësirat në prapavijën korçare dhe arriti të realizonte golin e barazimit përfundimtar 1-1.

Skuadra korçare do të luajë më datë 18 miqësoren e fundit në tokën turke, ku këtë radhë përballë do të ketë Aktoben.

Nderkohe, Flamurtari i Shpëtim Duros nuk ka arritur të marrë ende një fitore në ndeshjet përgatitore të zhvilluara në Antalia.

Vlonjatët janë ndalur vetëm në një barazim 1-1 në takimin e rradhës ndaj F.C Atirau. Flamurtari e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-0, duke e kryesuar takimin. Në minutën e 35-të, sulmuesi dhe kapiteni Bushiç, shënoi me 11-metërsh golin e avantazhit për skuadrën e Duros. Megjithatë në pjesën e dytë, kundërshtarët kanë arritur të barazojnë shifrat në 1-1.

Kjo ishte ndeshja e dytë për Flamurtarin në përgatitoren e Turqisë, teksa të parën e humbën me rezultatin 1-0 ndaj Erzurumspor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje