Skandali me Orelesin, nigeriani nuk paraqitet në stërvitje prej një jave

15 Janar 2018, 12:26Sport TEMA

Nuredin Orelesi do të bashkohet sot me ekipin e Vllaznisë në procesin stërvitor të javës së kaluar.

Lojtari, që ishte në listën e skuadrës që ka udhëtuar drejt Ulqinit gjatë kësaj jave, mësohet se nuk ka qenë me ekipin gjatë seancave stërvitore.

Drejtues të klubit dhe ata të ekipit kanë mbajtur të fshehur mospraninë e këtij lojtari me ekipin gjatë kësaj jave ulqinake.

Jo rrallëherë tekniku Gjoka i ka vlerësuar shumë vlerat e lojtarit duke dalë edhe me mendimin që ai do të jetë një nga pikat më të forta të mesit të fushës.

Kalimi i tij në rolin e shkatërruesit që di të bëjë më mirë është parë si një tjetër lëvizje e merkatos. Por drejtuesit e ekipit e ata të klubit kanë mbajtur të fshehur faktin se lojtari nuk është stërvitur pa asnjë ditë të kësaj jave me ekipin.

Ai mësohet se është shkëputur për të qenë pranë familjes, por pretendimi i tij është se ai nuk ka arritur që të kalojë në vendin fqinj për arsye të mospajisjes me vizë. Një gjë të tillë ai mësohet se e ka kërkuar prej disa ditësh, shkruan “Panorama Sport”.

I pyetur për këtë fakt tekniku Gjoka u shpreh: “Orelesi duhej të kishte ardhur, por për arsye të procedurës së vizës, akoma nuk ka ardhur. Për mua është një shqetësim shumë i madh, sepse është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje