Zv. presidenti i FSHF-së: Zgjedhje interesante, sepse ka garë

14 Janar 2018, 21:03Sport TEMA

Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, e cilëson si pozitive garën për president të FSHF-së, ku kandidatë janë Armand Duka dhe Bashkim Fino.

“Më duket se kanë filluar interesante, përderisa ka garë. Hapja e lojës i bën mirë futbollit, organizimit”, tha ai, në studion e “Rubrikës Sportive”.

“E kam parë edhe platformën e Finos, kishte shumë gjëra që ishin bërë apo nuk janë bërë plotëissht nga FSHF. Problemi i investimeve në infrastrukturë, duhet të them se këto katër vite, por edhe me parë, na ka bërë që të mos ndjehemi më të rrezikuar nga ndërkombëtarët.

Problemi i Ligës, unë jam marrë vetë me të. Është punuar mjaft, Federata është e interesuar për të, por akoma ekipet nuk janë ndërgjegjësuar për domosdoshmërinë e Ligës. Por nuk kanë marrë frenat në dorë, mbështetja ka qenë organizative. Besoj që kjo do të realizohet”, tha Libohova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje