Janë miqësore dhe nuk mund të merren 100% në konsideratë, por diçka tregojnë. Kukësi i austriakut Peter Pakult duket i transformuar sa i takon konceptit të lojës.
Gjatë tri miqësoreve në Turqi, madje me kundërshtarë shumë seriozë, skuadra kuksiane ka zhvilluar lojëra shumë të mira dhe ka marrë rezultate pozitive.
Trajneri në fakt ka eksperimentuar me formacionin, por sërish skuadra ka bindur dhe ka qenë shumë kompakte në fushë. Austriaku, falë personalitetit të tij, ka vendosur disiplinë të fortë dhe skuadra mbi të gjitha prodhon lojë.
Bie në sy një Albi Alla i rilindur, por edhe lojtarë të tjerë kanë treguar një nivel të kënaqshëm. Po ashtu, edhe blerjet, që janë më të pakta, janë të studiuara mirë dhe ky Kukës të jep besim se do të jetë krejt ndryshe nga ai i Milinkoviçit. Miqësorja me Fenerbahçen ishte prova më e mirë.