Para nisjes së merkatos, kur është pyetur për merkarton, trajneri Ilir Daja është shprehur se do të ishte i kënaqur sikur grupi të mos pësonte asnjë ndryshim.
Sipas tij, kaq mjaftonte. Deri tani është vetëm Donjet Shkodra, i cili nuk kishte luajtur në pjesën e parë të sezonit.
Janë afruar te korçarët sulmuesi Krasniqi dhe mesfushori Vila, por edhe Bregu e Abazaj, të cilët vijnë në maj.
Trajneri i Skënderbeut e pranon hapur se ekipi është i kompletuar, edhe pse lë të të hapur mundësinë e ndonjë afrimi të fundit, kryesisht për sulmin.
Korçarët kanë luajtur dy ndeshje miqësore në Turqi dhe të dyja i kanë humbur, por në sfidën me Beshiktashin trajneri ka mbetur shumë i kënaqur nga loja e të tijve.