Përdorimi i lojtarëve të Kombëtares në fushatën pro Dukës

13 Janar 2018, 17:57Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Që pas shpalljes së kandidaturës zyrtare të Armand Dukës për mandatin e tij të pestë pas 16 viteve mbretërim në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, pati një reagim nga ana e disa lojtarëve të kombëtares shqiptare të futbollit të cilët përmes rrjeteve sociale e përkrahën menjëherë duke shkruar disa gërma mbështetëse.

Normalisht që ata kanë marrë një urdhër që të përkrahin Dukën dhe kjo ka sjellë një entuziasëm të madh në mediat pranë presidentit të insititucionit të futbollit që së fundmi janë shtuar shumë, pas disa qokave që ai ju ka bërë duke u shpërndarë reklama të bizneseve të tij. Mënyra se si ata po përdorën nuk është aspak profesionale dhe etike pasi tregojnë dhe mungesë profesionalizmi nga ana e tyre që duhet të japin vetëm shembull pozitiv. Ata janë lojtarë të shkëlqyer dhe janë aty për meritën e tyre dhe jo të Armand Dukës.

Ata kanë meritën kryesore që dërguan për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar skuadrën kombëtare sic ishte Kampionati Europian. Por merita është vetëm e asaj skuadre dhe aspak e Armand Dukës që këtë sukses kërkon ta përdorë në fushtë edhe pse ai është i fundit që ka meritë në atë sukses historik. Përdorja e tyre në këto zgjedhje është jo korrekte pasi në rast se Bashkim Fino zgjidhet në krye të futbollit shqiptar çfarë do të thonë?

Normalisht as që diskutohet që ata do të jenë pjesë e kombëtares shqiptare pasi e meritojnë plotësisht atë vend dhe nuk është se e kanë nga Duka, por nga cilësia e tyre si lojtarë profesionistë duke qenë pjesë e skuadrave mjaft të mira ku aktivizohen si dhe kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për gjithçka ka arritur kombëtarja.

Së pari meqë ata kanë shfaqur një përkrahje për Armand Dukën duhet të shohin se si ai e ka drejtuar futbollin shqiptar në këto 16 vite duke mos i sjellë asgjë pozitive. Lila dhe Agolli dy lojtarë që kanë luajtur në Kategorinë Superiore me skuadrën e Tiranës duhet të shohin se ku ndodhet sot ish skuadra e tyre. Duhet ta dinë se ajo skuadër ka rënë në një kategori më poshtë dhe për faj të këtij sistemi që e ka baltosur garën në Superiore ku fituesi i titullit ka marrë gjithnjë një dorë nga ky institucion.

Së dyti duhet të bëjnë krahasimin se si kanë qenë stadiumet në kohën kur ata ishin pjesë e Kategorisë Superiore ku në atë periudhë stadiumet kishin një tjetër pamje ndërsa sot të zë tmerri të shkosh pasi shkallët i sheh të boshatisura. Dhe duhet që ta dinë se është përgjegjësi e këtij sistemi të ngritur nga ai person që ata kanë shfaqur mbështetjen dukë e kthyer garën në një fars. Duhet të dinë se dhuna mbetet ende prezente dhe është një fenomen që nuk ka gjetur zgjidhje nga personi 16 vjeçar pasi arbitrat që janë në varësi të tij e vendosin ndeshjen sipas urdharave që marrin nga lart. Ata duhet të dinë që presidenti 16-vjeçar e ka kthyer FSHF-në në një prone private duke abuzuar me fondet e UEFA-s.

Së treti duhet të dinë që presidenti 16 vjeçar ka krijuar një mënyra se si i fiton zgjedhjet të cilat janë skandaloze dhe manipulative pasi tetë Shoqata Rajonale të parregjistruara në Gjykatë kanë të drejtë votë në Asanblenë e Përgjithshme ku zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe organet e reja drejtuese të FSHF. Ka shpikuar këto shoqata që i kanë krijuar një rehati në vota pasi aty ka punësuar dhe punonjës të FSHF-së.

Sot kombëtarja shqiptare ku këta lojtarë luajnë nuk e kanë më mbështetjen e lojtarin të 12-të, të cilët janë “Tifozat Kuq e Zi” që kanë bojkotuar pjesmarrjen në shkallët e stadiumit për shkak të keqtrajtimeve që u janë bërë dhe duke mos marrë asnjë mbështetje nga FSHF-ja. Dhe këta lojtarë e dinë mjaft mirë që sot ai president që kanë dalë publikisht për ta mbështetur ka një mos pëlqim ekstrem nga ana e futbolldashësve shqiptar. Ai është një nga presidentët më të padëshiruar nga ana e tifozave dhe në shumicën e stadiumeve shqiptare është i shpallur “non grata” duke shkelur shumë rradhë dhe në ato raste që shkon ikën tek stadiumet e skuadrave të miqëve të tij.

Prandaj përdorimi juaj që të bëni një mesazh mbështetje ndaj Dukës nuk e bën atë më të mirë, përkundrazi ju bën juve jo profesionistë.

 

1 komente në “Përdorimi i lojtarëve të Kombëtares në fushatën pro Dukës”

  1. Keli says:

    Si sju vjen turp qe beni lajme te tilla??? Pse duhet te perkrahin politiken cunat e kombetares?? Pse duhet te politizohet edhe futbolli ne kete vend??? Cunat na kane nderuar neper bote tani hidhni balt mbi ta pse duan Duken ne FSHF. Si thoni ju pse??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje