Trajneri Dedja përzgjedh edhe mesfushorin lezhjan për Lushnjën

14 Janar 2018, 10:14Sport TEMA

Pas dy miqësoreve të zhvilluara në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndaj Tomorit dhe Besës, trajneri Hysen Dedja ka një ide më të qartë për lojtarët në provë. Pak ditë më parë ai konfirmoi si përforcim mbrojtësin Rexhep Memini.

Po ashtu, trajnerin e Lushnjës e ka bindur edhe futbollisti lezhjan Leonard Përgjini, i cili vjen nga Luftëtari.

Në provë te skuadra myzeqare kanë qenë disa lojtarë, por për momentin vetëm Memini dhe Përgjini e kanë bindur trajnerin shkodran.

Lushnja ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjet miqësore me Tomorin dhe Besën, ndërkohë që ka planifikuar edhe teste të tjera me skuadra të Kategorisë së Parë.

Pas tyre do të përcaktohet edhe zyrtarisht grupi i lojtarëve, që do të përfaqësojë Lushnjën në pjesën e dytë të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje