Villarreali ka tronditur Real Madridin duke e mposhtur në “Santiago Bernabeut”
Në një ndeshje të dominuar nga skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane, sidomos në pjesën e parë, skuadra mike i tronditi vendasit duke iu shënuar një gol në minutën e 88-të përmes Fornals pas një kundërsulmi të shpejtë.
Reali pati një pjesë të parë më shumë raste, veçanërisht përmes Cristiano Ronaldos, dhe ishte shumë pranë golit, por pa sukses.
Kjo është humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit në “Bernabeu” në kuadër të La Ligas për Real Madridin, pas asaj ndaj Barcelonës.
Real Madridi mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona që është në vendin e parë.