Skandali: Pesë arbitra bëjnë fushatë për Armand Dukën

14 Janar 2018, 13:18Sport TEMA
Skandali: Pesë arbitra bëjnë fushatë për Armand

Zgjedhjet për kreun e FSHF po afrojnë dhe duket se gara po “nxehet” çdo ditë e më shumë. Por, ashtu siç është konstatuar shpesh, kjo garë nuk po rezulton shumë e ndershme (mjafton të përmenden shoqatat “fantazmë”).

Ndërkohë, një tjetër detaj i rëndësishëm del në skenë. Më saktë, një tjetër skandal. Pikërisht përdorimi i të gjithë mekanizmave për të bërë fushatë, madje edhe përdorimi i gjyqtarëve të futbollit.

Mjafton t’i hedhësh një sy statusit të postuar në Facebook nga kreu aktual i FSHF-së, Armand Duka, i cili shpallte kandidaturën për një mandat tjetër për president të Federatës. Këtë status nuk kanë nguruar ta shpërndajnë në profilet e tyre në Facebook edhe pesë gjyqtarë futbolli, të kategorive të ndryshme.

Sigurisht që strategjia është e rafinuar, sepse nuk bëhet fjalë për gjyqtarë të Superligës, të cilët i njohin të gjithë, por për arbitra pak të dalë në skenë, të cilët gjykojnë ose në kategorinë e moshave ose në Kategorinë e Parë dhe të Dytë: Florian Lata, Olti Shkëmbi, Nikolaos Soko, Roland Paramoni dhe Heraj Lisaku.

Një skandal më vete, sepse pikërisht imazhi i tyre po përdoret për fushatë në favor të Armand Dukës. Një veprim aspak i pranueshëm. Kjo pasi në FSHF, pretendojnë se sektori i gjyqtarëve është i pavarur, por nuk ka rezultuar kështu.

Mjafton të kujtohet mesazhi që iu dërgohej gjyqtarëve për të ndjekur me çdo kusht ndeshjen e Shpresave në “Selman Stërmasi” pak muaj më parë, sigurisht për të mbushur shkallët e impiantit sportiv.

Tashmë del edhe një tjetër element, pikërisht përdorja (me vetëdije apo jo, me detyrim apo me dëshirë) e gjyqtarëve për të shpërdarë statusin e kreut aktual të FSHF-së, Armand Dukës, i cili shpall kandidaturën për një tjetër mandat.

11 komente në “Skandali: Pesë arbitra bëjnë fushatë për Armand Dukën”

  1. Ben says:

    O Tema,per çfare arsye jeni pozicionuar pro Finos dhe kundra Dukes?Nga Gazi,Olsi apo diçka tjeter?

    1. populli shqiptar says:

      Duka duhet te beje fushate te ndershme jo si fushatat e Sali Berishes.

    2. zhaku I pamposhtur says:

      Keta të temës nuk e quajnë të ndershme që duka te stimulohet prej vartësve të tij këta quajnë ndershmëri dhe transparente kandidaturën e atij mafiozit shkurtabiq gjirokastrit …OK pra hajde tani e na mbushni mendjen se a është i aftë mafiozi fino të arrijë sukses si mafiozi duka?sa për ‘suksesin’e kombëtares dmth kualifikimin në eliminatoret e euroi Francës e gjithë merita është e pazareve të dukës dhe jo e lojës së kombëtares së debatit. ..
      A është i aftë fino ta çojë Shqipërinë në botëror? Apo ta provoj njëherë dhe vari trapin të dali ku të dali. ..
      hë se për pak harrova..dhe boll më të na mbushni mendjen për “suksesin”e madh të finos gjatë periudhës kur ishte kryeministër. ..

      1. Zhaku i pamposhtur qeke kokrra e boles komplet.Ne evropian synohet more bole se shkohet me lehte,pse s shkoi me pazare ky miku yt ne boteror që ja kerkoj Finos

        1. alban says:

          Pse mër bac ti mendon se në europian shkove me skuadrën e xhamit? jo mër jo me paret e dukës shkove or k.r I lalës

          1. {sit back and relaks} says:

            Pikerisht o k.,i i Dukes neqoftese kemi shkuar ne europian me parate e Dukes sic u fol per blerjen e ndeshjes me Armenin te shporret menjeher per korrupsion mos te kandidoj fare dhe te denohet dhe sa per dijeni as me rruhet fare per Bashkim Finon jam per nje personalitet te shquar te futbollit si Igli Tare nqs do pranonte te kandidonte.

        2. zhaku I pamposhtur says:

          baca
          Duke share apo ofenduar një të panjohur nuk të bën më superior ose nuk nënkupton që ti ke të drejtë por tregon nivelin arsimor dhe kulturen tende. këtu në forum po ndajmë mendimet si qytetare apo si tifozë te thjeshte që nuk na lidh gjë si me dukën gjithashtu edhe me finon dhe ne duam një njeri sa më të zote për kreun e fshf. .pra me një logjike fëmije kemi dy kandidatura. I pari është duka shumë i përfolur si mafiozi i korruptuar etj etj por që ka dhënë rezultate në krye të fshf (këtë se mohon dot njeri) dhe kandidatura e dytë është b.fino edhe ky është po aq mafioz e i korruptuar sa i pari dhe që ky ti zërë vendin dukës duhet të japi rezultatin…nuk mund të flasim për ëndrra dhe premtime boshe se ç’mund të bëjë njëri apo tjetri. ..moto e futbollit thotë:11 që fiton nuk ndryshohet dhe kjo është edhe logjika ime pse unë jam dakord për dukën në këto momente sepse ai ka lidhjet e duhura dhe nuk e përjashtoj që mund të na suprizoj edhe në të ardhmen. ..futbolli shqiptar nuk ka as nivel e as potenciale për tu radhitur në futbollin evropian. Unë që po shkruaj këtu jam shumë i qartë për nivelin e futbollit shqiptar dhe nuk fluturoj me presh por ndonjëherë është mirë që të ngopemi edhe me lugën bosh sepse na stimulohet e ardhmja .një shembull në këtë drejtim është Greqia e cila mbas evropianit të 2004 vazhdon të rritet si skuadër dhe të paraqitet më e kompletuar (megjithëse ai kampionat ishte nga më të keq stisurit në historinë e futbollit )dhe ana tjetër është se historia shkruan dhe fëmijët tanë mbase 20 apo 30 vjetësh do na pyesin :çfarë rezultati ke në futboll ti or mik? leshtë e trapit. .epo unë si Greqi kam fituar një kampionat evropiane të tërë kam mposhtur skuadra si Spanjë check Portugalia fr rus etj klubet e mia kanë gjunjëzuar ekipe si reali barça arsenali etj “fakte”këto që si mohon dot kush sepse historiku shkruhet askush nuk e thotë që ndeshja ishte e stisur sepse ne jetojmë në një botë tërësisht të stisur dhe duhet ta pranojmë këtë realitet të hidhur. .dikur kur unë isha nxënës kisha ëndërr të luftoja për një botë të drejtë sociale dhe paqësore tani që jam 45 mendoj krejt ndryshe sepse gjithmonë kam qenë ai zhaku që luftonte për të drejtën për vlerat qytetare dhe për humanizëm e kam pare që zullumi ligësia dhe sharlatani kanë qenë më të fortë se un. .njeriu sa të jetë gjallë duhet të luftojë me mish e shpirt për të mbrojtur të drejtë e tij dhe duhet të bëhemi shumë “zh i pamposhtur”që të përmbysim këtë botë të fëlliqur

  2. Visconti says:

    Duka duhet te sqaroje pak ate emrin fallco qe perdori ne Greqi para autoriteteve, Federata e futbollit ka nevoje per pastrim

  3. Gjeneral Telini says:

    Boll me kete , duken e krimit e tè mashtrimit, na shpalli sot 20vjet, te shkoi ne hale tè gomarve, ky deliquent.

  4. Luli says:

    Mut makina kak shoferi.Njeri me hajdut se tjetri.Fino shte pak me langaraq se Duka.

  5. QYTETAR I THJESHT says:

    ASNJIHER SJU KUPTOVA SI GAZETE ,BENI VETEM LAJME DHE RRENA.TPAKTEN COJANI LAJMIN REDAKTORIT PARA SA LANCONI NE NET. .. SE NA CMENET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje