FOTOT/ Edi Rama shfaqet krah Armando Dukës, por me “nerva”: Mos më ngatërroni mua…

15 Janar 2018, 11:29Sport TEMA
FOTOT/ Edi Rama shfaqet krah Armando Dukës, por me “nerva”: Mos

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në krah të Armando Dukës, ndërsa ka marrë pjesë në inagurimin e nisjes së punimeve për zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Rama është shfaqur me “nerva” në krah të Dukës, ndërsa një gjë të tillë e ka reflektuar edhe gjatë fjalimit të tij.

Mos më ngatërroni mua me garën për kreun e ri të FSHF”, tha prerë Rama, duke iu referuar faktit se përballë Armando Dukës, kandidon deputeti socialist Bashkim Fino.

Rama tha gjithashtu se në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë gati “Arena Kombëtare”.

“Unë jam besimplotë se pas 18 muajsh do jemi të çliruar nga një barrë dhe borxh ndaj ekipit kombëtar, i cili ka bërë shumë për këtë vend dhe ka merituar dhe meriton të ketë shtëpinë e vet, qoftë për t’u stërvitur, qoftë për të luajtur.

Kështu që me këtë mjedis këtu, me Arenën Kombëtare, që sipas të gjitha gjasave do të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm për të pritur ekipin kombëtar, mendoj se ndjenja e çlirimit nga borxhi i madh i shumë viteve është legjitime.

Dhe mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në FSHF”, tha Rama. (TemA)

8 komente në “FOTOT/ Edi Rama shfaqet krah Armando Dukës, por me “nerva”: Mos më ngatërroni mua…”

  1. xx says:

    Po do ngaterrohen sepse nuk u rrihet Ata ngaterrohen cfare pantallonash vesh e nuk do ngaterrohen aty ku u humbasin privilegjet.

  2. andy says:

    bashkim,
    me kete dalje djallezore te rames ne krah te hajdutit Duka eshte lehtesisht e kuptueshme qe ky legen perkrah legenin duka per garen. edhe nese ti realisht fiton (dhe do fitosh) do te ti vjedhin votat.

    bej kujdes ,, edhe pse jam I sigurte qe sta fut kush lehte ty (vetem nese ti vete e lë)

    1. fukarai says:

      varet sa do hidhet Duka. Te beje dhe Fino ndonje lek

  3. "BOHOTINA" says:

    Keshtu jane mesuar shqiptaret. Sa here u del ndonje afere, hajdutllek, a diçka tjeter kunder ligjit, mbrohen duke iu derdhur politikes, kinse e ka ajo fajin qe Duka, bie fjala ka legalizuar 12 shoqata te paregjistruara per te fituar vota.

  4. gjithashtu malok says:

    e ka pas mallin e keq sot. i kam thon 100 her , ndrroje furnitorin se po ta fut. merre ke i njejti ku e merr luli.
    e keni pa lulin sa i qet esht. dhe kur mundohet me u tregu si i nevrikos , te bo me qesh.

  5. brahimi says:

    Pse nuk thoni emrin e ndertuesit Pand Carapulit mikut te Edi Rames qe pasi perlau 8milion euro per ndertimin e salles se lojrave me dore nje salle prej druri qe nuk ben as 2 milione tani po merr edhe 5 milione euro te tjera + 5 milione euro per nrikonstruksionin e ndertese se keshit.

    1. mirel says:

      Epo nuk mjaftojne. Duhen dhe ca miliona euro te tjera per Arenen.
      Biznes eshte. Fitojne ata qe luajne dhe jo ata qe votojne.
      Ne qahemi si ka mundesi qe kreu i Federates sillet si sulltan fuqiplote. Po ka kush ja mbron krahet. Ramiu synetlliu.
      A do bejme Arenen apo jo.
      Le te perleshen sklleverit. Fundja vete paguajne.

  6. ANTONIN says:

    Kshu e don ky popull idiot….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje