Partizani ka humbur edhe miqësoren e dytë në tokën turke ndaj ekipit nga Uzbekistani, FK Pakhator Tashkent, me rezultatin 3-1.
Partizani kaloi i pari në avantazh në minutën e 12-të me golin e Asanit, por skuadra nga Uzbekistani barazoi tetë minuta më vonë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërsa, golin e avantazhit ata e gjetën në minutën e 34-t me anën e Ahmudov, dhe më pas trefishuan rezultatin sapo filloi pjesa e dytë. .
Trajneri Strarova ka provuar disa lojtarë të rinj në këtë ndeshje, si Belica, Lukas, etj, gjithsesi performanca e përgjithshme e ekipit lë për të dëshiruar.