Luis Suarez: Qava pasi kafshova Chiellinin

15 Janar 2018, 18:48Sport TEMA

Luis Suarez u rrëfye në një intervistë për “The Players Tribune”, ku kujtoi kafshimin ndaj Chiellinit në Botërorin e vitit 2014, në Brazil.

“Sapo e bëra atë veprim, e kuptova gabimin.

Golin e Godinit nuk e festova shumë sepse po mendoja për atë çfarë do të ndodhte më vonë.

Kur më pyeti gruaja se çfarë kisha bërë, e mohova dhe qava. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për mua”, deklaroi sulmuesi uruguajan i Barcelonës.

Suarez shtoi se pati frikë se veprimi i tij i shëmtuar do e prishte operacionin e transferimit te Barcelona.

“Mendova se nuk do të më plotësohej ëndrra.

Por, pasi më përjashtuan nga Botërori, drejtuesit e Barçës më thanë që sërish më dëshironin në skuadër”, tha Suarez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje