Kanë kaluar tre ditë nga ndeshja mes Fenerbahçes dhe Kukësit, por në Turqi vazhdon të bëjë bujë sherri që shpërtheu mes dy skuadrave në minutën e fundit të ndeshjes, pasi gjyqtari kryesor dha një penallti për ekipin vendas që barazoi rezultatin në 2-2.
Sipas mediave turke, pjesëtarët e Fenerbahçes pretendojnë se gjithçka erdhi si pasojë e veprimeve të trajnerit të Kukësit, Peter Pakult.
“Haberturk”, në artikullin e saj bën të ditur se ngjarja e cila vijoi me portierin Volkan Demirel që shtyu portierin e Kukësit Ervis Koçi, nisi nga një veprim i papërshtatshëm i teknikut austriak.
Sipas saj, Pakult kishte bërë gjatë gjithë ndeshjes me shenja drejt stolit të Fenerbahçes, ndërsa në momentin e penalltisë, ishte ktheyr dhe kishte sharë në drejtim të pankinës së ekipit turk.
Ky episod kishte sjellë acarimin e lojtarëve dhe stafit të Fenerbahçes duke shkaktuar zënkën masive që pushtoi mediat turke në ditët e fundit.
Bravo Kuksianet qe ne Antalia ua kane kallur keqazi manxhukun tyrqve te Fenerbahcese, me shqipot nuk u ecen o arapet e zinj te anadollit.
bravo pakult , malok patriot i vertet