Pas miqësores së dytë në Turqi, ku Flamurtari barazoi 1-1 me kazakët e Atiraut, trajneri i skuadrës vlonjate, Shpëtim Duro, u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës.
Sipas tij, skuadra bëri lojë dhe krijoi raste, që nuk i shfrytëzoi si duhet.
Gjithashtu, trajneri Duro theksoi se Flamurtari do ta përballojë pjesën e mbetur të sezonit me këtë grup lojtarësh që ka aktualisht në ekip, duke përfshirë edhe mesfushorin Alesio Hyseni. “Ky është grupi i Flamurtarit për vazhdimin e kampionatit. Kush nuk e gjen veten, mund të huazohet”, – u shpreh trajneri i vlonjatëve.
Nga Flamurtari mund të huazohet ndonjë nga lojtarët e rinj. Për Hysenin nuk u ra dakord me Luftëtarin, pasi gjirokastritët kërkonin ta blinin lojtarin, kurse vlonjatët donin vetëm bhuazimin e tij për 6 muaj.