Romela Begaj, pozitive për doping një muaj pasi u shpall kampione bote

16 Janar 2018, 10:27Sport TEMA

Romela Begaj ka dalë pozitive në testin e dopingut.

E shpallur kampione bote një muaj më parë, sportistja ka rezultuar pozitive me doping.

Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar, shkruan Top Channel.

Romela Begaj shkëlqeu në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituar titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh.

Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping.

Në vitin 2014 asaj iu gjet substanca e ndaluar stanozolol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje