Chievo kërkon të përforcohet në krahët e sulmit dhe objektiv i skuadrës nga Verona është Giacherini i Napolit, por jo vetëm.
Skuadra italiane i ka hedhur sytë edhe nga Shqipëria dhe ka piketuar një sulmuesi anësor mjaft interesant.
Bëhet fjalë për Kristal Abazajn e Luftëtarit, 21-vjeçarin që luan për Shpresat kuqezi dhe që është blerë nga Skënderbeu, sikurse është raportuar dhe e ka pohuar edhe vetë lojtari nga Tropoja.
Sipas “Gazetta dello Sport”, Chievo po e ndjek me kujdes Abazajn, për të cilin kalimi në një kampionat si Seria A do të ishte një hap i madh.