Real, Perez pranon oferta për Cristianon

16 Janar 2018, 14:19Sport TEMA

Florentino Perez i ka hapur derën e largimit Cristiano Ronaldos.

Sipas gazetës portugeze “Record”, Presidenti i Realit të Madridit i ka thënë menaxherit të sulmuesit që t’i prezantojë ofertat që vijnë për klientin e tij dhe për të nisur kështu negociatat e shitjes.

Ky lajm vjen një ditë pasi në Spanjë flitet për një mërzitje të CR7 me klubin pasi nuk i është rinovuar kontrata që i skadon në vitin 2021.

Prioriteti i portugezit është kthimi te Manchester United, klub me të cilin luajti në periudhën 2003-2009, para se të blihej nga Reali për 96 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje