Skuadra e Flamurtarit ka finalizuar sot marrëveshjen me ekipin e tretë me të cilin do të zhvillojë ndeshje miqësore në fazën përgatitore që skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro po zhvillon në Antalia.
Vlonjatët ishin prej ditësh në bisedime me ekipin polak të Pogon, por vetëm sot kanë gjetur akordin për të zhvilluar ndeshje të shtunën ndaj skuadrës që mban vendin e fundit në kampiontin polak të futbollit.
Takimi me Pogon do të zhvillohet në orën 13:00 shqiptare dhe shënon mbylljen e përgatitjeve për ekipin vlonjat në tokën turke.
Vështirësitë për organzimin e kësaj ndeshje kishin të bënin me faktin se Pogon kishte planifikuar më parë një sfuidë me rumunët e Vitorul në këtë datë.
Por ata nuk kanë refuzuar as ftesën e Flamurtarit, duke vendosur që të luajnë të dy ndeshjet, njëra pas tjetrës, duke aktivizuar pjesërisht lojtarët te njëra dhe te tjetra.