Skuadra e Kamzës ka mbyllur me një barazim ndeshjen e katërt miqësore që ka zhvilluar në Antalia, me të cilën i ka dhënë fund përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit në Turqi para kthimit në Shqipëri.
Sot, skuadra e Ndreut përballej me rumunët e Juventus Bukuresht, me të cilët ka regjistruar një barazim 1-1, të vulosur që në pjesën e parë të kësaj ndeshje. Ekipi shqiptar mbyll përgatitjet në Antalia me një bilanc prej 2 humbjesh e 2 barazimesh
Rezultatet
Gençerbirligi-Kamza 4-1
Alaniaspor-Kamza 1-0
Sepsei-Kamza 1-1
Juventus Bukuresht-Kamza 1-1