Kandidati për postin e kreut të FSHF-së, Bashkim Fino, është shprehur se në rast se fiton zgjedhjet do të heqë dorë nga mandati i deputetit.
Në një intervistë për “Report TV”, Fino theksoi se ka të gjithë të drejtën legjitime për të kandidatuar për këtë post duke marrë dhe shembuj konkretë se si politikanë në shtete të ndryshme janë presidentë Federatash Futbolli.
“Kam të drejtë legjitime për të kandiduar. Unë duhet të jem asnjanës në çështjet politike dhe fetare në këto momente. Kjo nënshkruhet tek Federata Shqiptare e Futbollit që lidhet edhe me UEFËN. Shumë prej analistëve thonë se përse duhet të kandidojë Fino në këtë drejtim. Por nëse shikon historikun e Federatave në Europë, më shumë se gjysma e tyre në Europë vijnë nga politika. Këtu jemi duke folur për presidentët aktualë. Shtetet janë pafund si: Gjermania, Rusia, Franca, Hungari, Rumania.
Marrim edhe vendin e fundit. Në Itali kemi një senatorë të Forca Italia, që është kandidati kryesor për të fituar në Federatën e Futbollit në Itali. Pra nuk ka asnjë pengësë për pjesën e politikës në lidhjen me kreun e FSHF. Të gjithë thonë se përsë të mos jëtë dikush nga fusha e sportit në kreun e FSHF-së, por Duka faktikisht vjen nga fusha e biznesit.
Të gjithë mund të kandidojnë për këtë kryesim. Nuk kam asnjë problem me prejardhjen e Dukës në këtë post dhe nuk kam asnjë vërejtje për të nga ky drejtim. Unë e quaj këtë garë të fortë dhe nuk jam nga ata persona që gjithçka bardhë e zi. Vetëm se platforma ime ndryshon jashtëzakonisht shumë nga ajo e Dukës.
Nëse do të zgjidhem në kreun e FSHF-së, do të heq dorë nga çdo post, megjithëse nuk më detyron asgjë”,
POLITIKA-“FSHF nuk ka asgjë të madhe sa për të thënë që unë po lë politikën për futbollin. Futbollin e kam pasion.
Edhe kur kam qenë kryetar bashkie në Gjirokastër, kam mbështetur sportin, jo vetëm futbollin, por edhe volejbollin dhe basketbollin e femrave.
Unë kam folur gjithnjë për sportin dhe për futbollin, gjithmonë, duke dhënë idetë dhe mendimet e mia për këtë fushë.
Ky pasion më bën që tani të bëj një kthesë në kandidimin tim si president i FSHF-së. Unë nuk jam lodhur në politikë dhe tani po hidhem nga futbolli. Nuk është e vërtetë kjo gjë.
Nuk kam kontaktuar me krerët e PS-së për kandidimin tim si president i FSHF-së. Është thjesht një iniciativë e imja personale. Ndaj nuk dua asgjë prej krerëve të PS-së, por dua të bind anëtarët e Asamblesë Zgjedhore në FSHF me platformën time, që të më zgjedhin si president të Federatës.
Një nga pikat kryesore të programit tim është ndarja e sponsorizimeve nga privatizimi në futboll. Klubet shqiptare duhet të kenë president privat dhe të mos varen nga bashkia. Kjo do të ishte në të mirë të futbollit. Në këtë aspekt, FSHF-ja nuk ka punuar mirë.
Unë mendoj se kryetarët e bashkisë nuk ndikojnë në zgjedhjet e presidentit të FSHF-së, pasi edhe ata mund të kenë përfituar në mënyrë klienteliste nga FSHF-ja aktuale, ndonjë fushë futbolli apo diçka. Ndaj edhe ata mund të jenë hermetikë në bisedat që unë do të kem me ta për t’iu shpjeguar pikat e platformës sime”
PLATFORMA- “Sa i përket ekipit që unë mbështes, dua të them që jam tifoz i Luftëtarit, pasi jam gjirokastrit dhe kam dhënë kontributin tim për atë qytet. Luftëtarin e kam në zemër dhe gjithmonë do të mbështes atë ekip. Unë zotit Tavo nuk do i kërkojë votën, por do i tregojë platformën time që kam për futbollin shqiptar. Ajo që dua të arrijë është që ndeshjet të jenë Fair-Play dhë futbollistët t’i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit.
Shpresoj të marrë sa më shumë vota, ndërsa uroj të fitojë më i miri dhe platforma ime. Kam marrë vesh që fondi i solidaritetit nuk ndaheshin, derisa një klub e denoncoi këtë gjë. Ata u justifikuan me idenë se do të mblidhnin të gjithë shumën dhe më pas do t’i shpërndanin. Ajo që unë premtoj është se do të ketë transparencë për fondet në lidhje me klubet.
Komiteti Ekzekutiv është i rëndësishëm pasi nuk emërohet, por zgjidhet. Për mua janë 54 klube ato që do të kenë të drejtën e votës, jo 66 sa kanë qenë më parë, pa përfshirë shoqatat këtu. Ka shumë figura të njohura për mua si Eduart Prodani, Redi Jupi apo edhe inxhinierësh dhe njerëz të talentuar që mund të jenë pjesë e komunitet të ri ekzekutiv”, është shprehur Fino. (TemA)
Po lere qe tani pra, apo nje dore ne bakllava nje dore ne revani. he te keqen e topthit te dhjomit
Po lere qe tani pra, apo nje dore ne bakllava nje dore ne revani. he te keqen e topthit te dhjomit….
Ja këta vampirët e politikës, shiko si është fryrë mu si top futbolli ose si bullgar hani
Deklarim i rralle dhe me “konsekuence” ne sakrifice.bravo i qofte,shume “guximtare”.
Ish komunisti zoti Bashkim thote hapur dhe pa frike qe po te arrij te behem president i FShF,me mundesi te behem miliardere do e braktise politiken qe me jep mundesi te marre miliona.