Nga Andi Bushati
Debati i fundit rreth projektligjit për mënyrën e arrestimit të deputetëve është një provë më shumë se Edi Rama ka manovruar në mënyrë brilante gjatë procesit të rerormës në drejtësi. Natyrisht për interesin e tij. Ai ka luajtur publikisht gjithmonë pro reformës, ka bërë sikur i ka lënë ndërkombëtarëve në duar një letër të bardhë dhe nga ana tjetër, është munduar ta minojë atë duke e shndërruar nga një kërcënim, në një mburojë për veten dhe ministrat e tij socialistë.
Po të futesh sot në google të dhe kërkosh me termat “Edi Rama” dhe “reforma në drejtësi”, aty dehesh nga një frymë pozitive. Ai do ta miratojë atë se s’bën, ai e lidh atë me të ardhmen europiane të Shqipërisë, ai hiqet si partneri kryesor përkrah diplomatëve të huaj që duan të shtynë përpara procesin.
Ndërkohë që kundërshtarët e tij kanë lënë në publik dhe ndërkomtarisht shijen e rrefuzuesit, e stërkëmshaxhiut, e sovranistit, Rama ka zgjedhur një strategji tjetër. Ai gjithmonë ka bërë lojën e atij që e mbështet ditën, por e minon natën. Ai ka zgjedhur një taktikë perfide dhe shumë më inteligjente sesa rivalët e vet. I bindur se pas saj kishte një vullnet ndërkombëtar, i ndërgjegjshëm se cilido që do i bënte barrikadë do të goditej fort, i vetëdijshëm se Shqipëria nuk mund të ndiqte një trajektore tjetër qoftë nga ajo e Kroacisë, qoftë nga ajo e Rumanisë apo edhe qoftë nga Maqedonia e Kosova, ai vuri bastin që atë që se bënte dot hapur, t’a bënte nën rrogoz: ai mund të mbrohej më shumë duke u hequr si adhurues i reformës sesa duke veshur kostumin e armikut të saj.
Dhe në realitet ka ndodhur pikërisht kështu.
Në këtë kuadër duhet parë edhe projekt – ligji i fundit që po i propozohet kuvendit (lexo poshtë/lapsi.al), i cili në thelb sanksionon se burgosja ose jo e një “peshku të madh” varet vetëm nga vullneti i shumicës qeverisëse për të dorëzuar atë. Pra ashtu sikurse në rastin Tahiri, nëse deputetët socialistë mendojnë se prokuroria nuk ka të drejtë, ata nuk e japin lejen për arrestim.
Por, po të shkosh edhe më tej e dallon se kjo nuk është një lëvizje e rastësishme. Prapa saj fshihet një plan perfid dhe i kalkuluar mirë për të mbrojtur jo vetëm kryeministrin, por edhe njerzit e tij të afërt.
Të gjithë e mbajnë mend se gjatë mandatit të parë Rama vuri një rregull që e trumpetoi me të madhe. Që ministrat nuk do të ishin edhe deputetë. Se ata do t’i përkushtoheshin vetëm punëve qeveritare duke humbur kështu krejtësisht imunitetin parlamentar.
Por menjëherë pas miratimit të reformës në drejtësi, kur pritet ngritja e SPAK dhe Gjykatës Speciale, Rama hoqi dorë nga “shpikja” e 2013. Tani ministrat me të cilët ai firmos koncesionet, organizon garat publike, financon projektet maramendëse, jo vetëm janë “të paarrestueshëm” nëse nuk do shumica socialiste, por ata mund të mos japin kurrë llogari për bëmat e tyre.
Po t’i shtosh kësaj tabloje edhe skuthllëqet për të mos ngritur KLP, për të vendosur një kryeprokurore të ngjyrosur me të kuqe dhe pa veting, për të kontrolluar fondet dhe burokracinë e OMN-së, bëhet edhe më e qartë se Edi Rama ka pasur vetëm një qëllim: ta mburrë reformën me fjalë dhe nga ana tjetër t’a përdorë atë si një çadër për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.
Projektligji i fundit, që i pengon prokurorët të burgosin një deputet socialist pa bekimin e partisë, është prova më e vërtetë për këtë. Ai është dëshmia se Edi Rama, prej dy vitesh, po mban një ekulibër të admirueshëm në tehun e hollë që ndan armiqtë e hapur të reformës me ata që hedhin gurin e fshehin dorën. Në publik Rama ka fituar famën e prijësit të grupit të parë. Ndërsa në kulisa është sjellë si një makiavelist perfekt për të marrë për vete maksimumin e mundshëm të garancive. Dhe ia ka arritur duke e zhveshur më në fund reformën në drejtësi nga thelni i saj, nga ambicia për të goditur njerëzit me pushtet.(Lapsi.al)
Po ku e pe Ti mor Legen Blloku qe Rama e Minon Naten Reformen per Drejtesi.Mos je si Bufi qe shikon ne erresire????.
Ne shikojme se PD dhe LSI jane bere bashke per sabotimin e Reformes per Drejtesi.Prandaj mos u bej Pacavure .Behu njehere te vetme Objektiv.Ata kane frike se do tu dalin prapesite qe kane bere ne Fondet Publike ,ne pronat publike ,ne gjyqet publike (Si rasti i Like Floririt per aferen 700 mije Euroshe-Video e Dritan Priftit)
Po per cprojekt-ligj shpif more gjakprishur. Ajo eshte thjesht amendim i RREGULLORES SE KUVENDIT. Dhe mire bejne sepse vjen Prokuleshi i Qoftelargut me gazetat pacavure ne duar(si lapsi yt pa maje) dhe i servir si prova. Pse nuk e arrestojne Tahirin trupa e shkerdhyer e Prokuroreve trapojane qe kishin “prova” te perfshirjes se tij ne trafik droge? Sepse ju vemje te kazanit jeni mesuar te hidhni balte mbia ata qe bene shtetin, sepse ju ju iken nga duart lejet e ndertimit, sepse ju nuk jua ve njeri me ne pordhe. Prandaj jeni bere te shfazuar dhe ndotni gjithshka me gjellen e peshtire qe kerkoni te helmoni shqiptaret. Por shqiptaret jane me te mencur se ju faqezinj. E dine mire se ku fle lepuri. Ti nipi i Besnikut te Partise bashke me ate topallin mendor dhe fizik te Lapsi majethyer jeni lebroza e ketij vendi duhet te zhdukeni nga faqja e dheut.
Mos harro se c’do te mbjellesh do te korresh. PS-ja nuk do jete e perjeteshme ne pushtet dhe kur te vije PD do fillosh te flasesh ndryshe nga cpo flet sot. Kur te jete PD maxhorance ti do jesh i pari qe do fillosh te ankohesh qe PD mbron deputetet, pse nuk i le ti arrestoje prokuroria etj etj duke harruar se kush e amendoi rregulloren e kuvendit dhe se ishte PS qe po e ben te mundur paprekshmerine e deputeteve. Mos kujto se deri ne fund te mandatit te Rames do shohesh ndonje sali, like lul apo ndonje tjeter si ata ne burg jo, ata do jene ne balle te tribunes duke bere mitingje e fushata elektorale. Mos u beni kaq qorra pas njerit apo tjetrit. Rama jo cdo gje e ben mire dhe jo cdo gje e ben keq, ka te mira ka dhe gabime, ceshtja eshte gabimet i ben se niset per mire, se eshte naiv apo se eshte skuth. Se gabimet e tij i rendojne vendit dhe jo nje individi.
“Skuthllek”! Ç’fjale e mrekullueshme dhe sa i shkon Bushatit!
NQS REZULTON KESHTU SIC THOTE BUSHATI , POPULLI DO TE ZHGENJEHET PA MASE , DO TE THARTOHET SHUME DHD RAMA NUK E KA TE GJATE . KJO TREGON SE SHQIPERIA NUK DO TE RREGULLOHET KURRE, SEPSE POLITIKANET MBROJNE NJERI TJETRIN . PERFUNDIMI NJE BRIME NE UJE. SHUME ZHURME PER ASGJE.
Keta “baballaret ” e dipllomacise boterore qenkan fare budallenj, saqe Rama na i genjen me keto “karamele te sheqerosura”, por e keqja e tij eshte se nuk po te genjen dote ty more rripce i besnikut te partise!?
Endi so gjithmon fantazon! Mendon Rama ua ka hedhur amerokaneve! Mirpo sot degjuam se Amerikanet per prokuroren perdoren planin B.
Mirpo vjet ne korrik kur kerkonin miratimin e
Reformes u fol edhe per nje plan C. Rezultati dihet.
Ilir Meta u perpoq te rrembente flamurin! Xero! Amerikanet nuk kane mdryshuar mendje! Pra endi nese Rama…. ti e kupton, ka ustai bicakun C.
Endi shko nga kazami tako dhe konsultou me Shkullakun.
sa te paguajne per te shkruajtur keto palacolleqe mer zagar blloku,Mjer ky popull qe vashdojne ta komandojne edhe mbas 27 vitesh gjithmone komunistet.Edhe nje kryeprokurore qe vjen nga ish te perndjekur nuk pranohet nga gjoja e djathta.Dukesh qe ne sy qe je nje skuth.
Ky ANAListi e ben te bardhen te zeze…Ne nje kohe kur i madh e i vogel e di qe ishte Edi Rama qe futi reformat ne rend te dites bashkepunoi e bashkepunon me BE e USA per ta vene ne binare kete vend qe Berisha me ndihmen e madhe edhe te ketyre ANAListeve e degjenerusn dhe e shkaterruan ne cdo qelize…ky kazan i zi na derdellis e na e paraaet Edi Ramen si minues te reformes ne drejtesi…duke u renditur ne nje linje me gjithe horrat dhe kriminelet e kwtij vendi qe tani kur po i bie bytha ne uje e kur i perdoret gjithe mjetet e kazanit, llumin, shpifjet, genjeshtrat e ĺloj lloj halucinacionesh, tani po luajne te gjithe,( sepse nuk eshte vetem ky palaco , por e ka hedhur ne treg i pari bajga Kombetare Dali Berisha…qe Rama pengo reformen…e pastaj filluam me rradhe njeri pas tjetrit ne sinlron te plote me bajgen kombetare Sali te gjithe…nje dite del i paafti klasik, idioti i komandusr kryetar i pd dhe i bie fyellit ne te njejten vrime, pastaj me rradhe gruaja-burre-rrugace e lsi dhe pasojne mediomer si Vasili e anonimet e rinj te pd, pastaj goditjen finale e perpunon kazani e dalin nje nga nje fytyrat e qelbura e balliu-rat dhe leshojne gjithe fantazine e tyre kundra Edi Rames), pra po luajne karten “Edi Rama po minon teformen e dtejtesise”… hahaha, kjo thote populli nuk ka bythe ku te rri. Keto krimba kazani harrojne qe populli tani i njeh mire dhe ja’ua di mire qellimet. Harrojne ose bejne dikur nuk e dine levizjen brilante dhe klasin e ttegust nga politikani i madh Edi Rama: NISJEN E REFORMES SE DREJTESISE DHE SHTETBERJEN NE SHQIPERI ME PERKRAHJEN NE CDO HAP TE BE-se DHE TE USA…KETO BESOJ QE NUK I KANE HARRUAR VIZOTST E SHPESHTA TE EDIT PASI MORO PUSHTETIN NE 2013…VETEM ME MERKELIN U TAKUA 3 APO 4 HERE BRENDA NJE HARKU KOHOR FARE TE SHKURTER…SHKOI VETE NE EASHINGTON DHE U DAKORTESUA ME FBI-ine DHE SOLLI EKSPERTE NE TIRANE. KETO POPULLI NUK I KA HARRUAR. NDERSA KY PALACO PELLET E THOTE EDI PO MINON REFORMAT DHE PO KAP DREJTESINE. BILES WUAN TE KUQE EDHE PROKUROREN E PERGJITJSHME DUKE FYER GJITHE TE VUAJTURIT DHE TE PERNDJEKURIT NGA GJYSHI I TIJ. Mos u bej mersk o kazan…nuk e minon Edi Rama reformen …cdo gje po ecen dipas planit dhe ju do plas i nga inati per simseson e reformes dhe te Edi Rsmes njekohesisht.