INTERVISTA/ Një premtim i Donald Lu për reformën: Kur unë të mos jem më në Shqipëri...

18 Janar 2018, 09:12Politika TEMA

Çfarë do të ndodhë me reformën në drejtësi kur Donald Lu të mos jetë më ambasador në Tiranë? Sa kohë do të duhet që shqiptarët të shohin efektet e para të kësaj reforme? Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?

 A ka lidhje radikalizimi i qëndrimeve të opozitës me reformën?  Cili është pozicioni i SHBA për reformën tjetër, atë zgjedhore? Si do ti pergjigjej diplomati amerikan atyre që thonë se SHBA janë të angazhuar disi “me tepricë” në punët e Shqipërisë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, në intervistën e mëposhtme të ambasadorit amerikan Donld Lu, dhënë kryeredaktorit të gazetës Dita, Adrian Thano.

A.Thano: Në 2 apo 3 diplomatët e fundit që kanë drejtuar ambasadën e SHBA-ve në Tiranë ka ekzistuar një si periudhë pritje-përcjellje e tensionuar, ku nuk kanë munguar zërat se njëra apo tjetra palë po sjell në Shqipëri “ambasadorin e vet”.

Si do tu përgjigjeshit atyre që frikësohen se ata që nuk duan reformën në drejtësi të mund të ndikojnë që pas jush të vijë një ambassador i cili, le të themi, do ketë një tjetër mënyrë vështrimi të situatës në Shqipëri?

Ambasadori Lu: Kjo është një reformë drejtësie shqiptare. Çdo familje që kam takuar në Shqipëri ka një histori prone që iu është vjedhur ose dikë të cilit i ishin mohuar të drejtat apo liria për shkak të një vendimi gjykate të korruptuar.

Për sa kohë që populli shqiptar vazhdon ta kërkojë këtë reformë, nuk ka rëndësi se kush ulet në karrigen time apo në atë të Ambasadores Vlahutin. 

Mbështetja për reformën e gjyqësorit është shprehur nga Presidenti i BE-së Juncker, Zëvendës-Presidentja Mogherini, Komisioneri Hahn, Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Tillerson. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin këtë reformë deri sa të jetë përfunduar. Keni premtimin tonë.

A.Thano: Sa kohë do të duhet që shqiptarët të shohin efektet e para të kësaj reforme?

Ambasadori LuPopulli shqiptar me të drejtë është lodhur nga pritja për 27 vjet për drejtësi. Jam optimist se do të shohim dëgjesat e para për vetingun në shkurt. Po ashtu jam optimist se parlamenti do të ngrejë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në mars ose prill, çka i hap rrugën përzgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm të ri dhe krijimit të SPAK dhe BKH. 

Efektet e para janë ndjerë tashmë. Ka njerëz të korruptuar që kanë frikë. Reforma e gjyqësorit ka filluar dhe populli shqiptar duhet të jetë i paduruar për frytet e kësaj reforme.

A.Thano: Ndërkohë po spekulohet me termin “peshqit e mëdhenj”. Nga i kini ju informacionet që do ketë arrestime, dmth ku e bazoni këtë bindje?

Ambasadori Lu: Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?  Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin.

Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Dhe ka mbështetjen time të plotë.

A.Thano: Z.Ambasador si do ta komentonit ju radikalizimin e qëndrimeve të opozitës? A mendoni që kjo që po ndodh ka lidhje me reformën në drejtësi?

Ambasadori Lu: Opozita, për sa kohë që mbetet paqësore dhe konstruktive, është duke bërë detyrën e saj. Detyra e saj është të shërbejë si roje kundër çdo abuzimi të shumicës.

Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses. Do të dështojnë sepse populli shqiptar e kërkon këtë reformë.

A.Thano: Cili është pozicioni i SHBA për reformën zgjedhore? A duhet Shqipëria të adoptojë votimin dhe numërimin elektronik?

Ambasadori Lu: Shqipëria është duke humbur një mundësi shumë të madhe për të ecur përpara tani me reformat e rëndësishme zgjedhore. Është e domosdoshme që Kuvendi të adoptojë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2015.

Opozita ka kërkuar që të shqyrtohet votimi elektronik dhe shumica është përqendruar tek vota e diasporës.

Partnerët ndërkombëtarë janë gati të ndihmojnë, por duhet që Kuvendi të ndalojë sherret dhe t’i futet punës.

A.Thano: Shtetet e Bashkuara kanë shumë miq në Shqipëri. Po si do tju pergjigjeshit atyre që thonë se jeni të angazhuar disi “me tepricë” në punët e Shqipërisë?

Ambasadori Lu: E di që ne amerikanët kemi shumë miq në Shqipëri.  Mbetem pa pushim i shtangur nga ngrohtësia e shqiptarëve të zakonshëm që takoj në Tiranë dhe kur udhëtoj. I vlerësojmë miqtë tanë të shumtë në Shqipëri dhe besojmë se kjo miqësi na ka lejuar të bëjmë gjëra të mëdha së bashku.

Po ashtu, është normale që disa njerëz të kritikojnë vendin tim se është i angazhuar me tepricë në problemet e Shqipërisë. Si amerikanë, kemi marrë një angazhim përpara këtij vendi. Do të vazhdojmë të investojmë në suksesin e Shqipërisë dhe ta nxisim përgjatë rrugës së saj të rëndësishme drejt integrimit europian. Ky angazhim është i palëkundur.

11 komente në “INTERVISTA/ Një premtim i Donald Lu për reformën: Kur unë të mos jem më në Shqipëri…”

  1. Qytetari i thjeshte says:

    Te kuptojne te gjithe se Reforma ne Drejtesi eshte e mbeshtetur nga Shtete e Bashkuara te Amerikes dhe jo nga Zoti Lu si person fizik.
    Avokat Ngjela ka te drejte kur thote se interesat amerikane ne rajon perputhen me ato shqiptare.
    Koha e Shqiperise Etnike po vjen!!!!
    Shqiptare zgjohuni dhe punoni per Memedhene e Rilindasve te vertete dhe jo te ketyre te sotmeve qe nga Rilindja nuk dine asgje!!!!

    1. Kujtim Pushka says:

      Peshqit e medhenj dhan
      BERISHA, Basha, Like FLORIRI DHE MONA
      JAN perpjekjet e find it qe TA PENGOIN

  2. taraboshi says:

    Ku e kena Spartak Ngjelen qe nuk po ndiehet fare çfare mendimi ka per njikyt interviste ?

  3. lola says:

    Kur i kërkohet të flasë konkretisht për “peshqit e mëdhenj”, zoti Lu, rrëshqet si ngjalë dhe nuk përgjigjet konkretisht…! Pse…???!!! Kur i pothuajse i gjithë populli shqiptar, është për dënimin e kriminelëve hajdutë, që kanë qeverisur vëndin, si Berisha, Meta, Basha etj.etj., zoti Lu po bën “kinezin”…(???!!!)

    1. Eduart says:

      Zoti LULU si e njohim ose burazeri i Arvziut, nuk e permend as Saliun as Meten as Lulin por as edhe Edramen sepse edhe shqiptaret e zgjuar kane frike apo jane servil ose te trashe qe bejne dallim midis keryre krimave.

  4. GONI says:

    FUTJA PORDHES GRI SALLATE ASGJE NUK BEHET SE KESHTU ESHTE SISTEMI DHE INTERESAT E SH B A

  5. "BOHOTINA" says:

    Zoti Ambasadori Lu! E dini qe jeni mjaft i dashur per popullin e thjeshte e te mrekullueshem shqiptar ? Une nuk e kam fjalen per ate pjese te vogel politikanesh qe kane 27 vjet qe na kane bere bema e gjema te perbindshme dhe duke kundershtuar reformen duan t’ i mbrojne ato. Populli qe heq e vuan te do pa mase. Ju nuk mund te beni gjitheçka per ta, per te permiresuar anen ekonomike, por si perfaqesuesi i nje vendi mik, te madh e demokrat duhet te çoni deri ne fund ate qe kini nisur, reformen ne drejtesi. Kjo do ishte nje çlirim i dyte i vendit dhe emri juaj do te mbetej i pavdekshem ne vendin tim.
    Ju e dini mire se ç’ ka ndodhur me popullin tone per tere keto vite te quajtura demokraci. Denohet nje njeri i thjeshte per nje abuzim te vogel dhe lihen menjane ndodhi makabre, te perbindshme. Pse pak jane?
    -Levizja e pakontrolluar e njerezve, zaptimi i tokave bujqesore, permbytjet e pervitshme per kete shkak. Shko ne Kruje dhe shiko nje fshat te stermadh nga Lezha ne Tirane qe te vret syte.
    -Sa njerez jane vrare si deshmitare kyç te nje historie te caktuar qe i prishte pune presidentit apo kryeministrit te kohes.
    -Vjedhja e votes neper zgjedhje te ndryshme, qe kulmin e arriten ne zgjedhjet e pergjithshme te 1996 dhe per grabitjen e Bashkise se Tiranes ne 2011.
    -Konflikti disa here i kryetarit tone me ambasadoret amerikane, se nuk u shkonin sipas deshirave te tyre makabre.
    -Vjedhjet, grabitjet apo tjetersimi i pasurise kombetare dhe te individit.
    -Futja e vendit ne kolaps e lufte civile ne 1997, si rezultat i vjedhjes masive te nje populli te tere nga firmat piramidale.
    -Ngjarjet e vitit 1998 qe prej ketyre perbindshave, qe shtypi anglez i quajti gangstere, rrodhen ngjarje fatale si shperthimi i Gerdecit dhe 21 janari.
    -U arrit deri tek shitja e detit. A thua pak na ka rrembyer historia. Kujtoj Çamerine e mjaft troje te tjera nga Greqia. Gjysma e Malit te Zi, Gjysma e Maqedonise qe jemi dhe shtetformues. Kosova.
    Besoj ju punoni ne kete drejtim. Ne vertet presim te ndeshkohen auroret e ketyre gjemave te medha kombetare.

  6. Futja kot says:

    Po pyete zyrtaret per peshqit e medhejn kte peshkun tim do kapesh,ne presim nga ju se po qe per keta normale qe do mbrojnë njeri tjetrin se bashke i Kan ber miliona euro qe zor i gjeni se i ka ne përdorim gjyshja dashnores

  7. Aleksander says:

    Keni premtimin tone, dhe,angazhimi yne ndaj Shqiperise eshte i pa lekundur ! Mjafton te lexosh vetem kaq per te kuptuar te gjithen.Asnjehere ne histori nuk kemi patur arsye dhe shprese reale per te qene optimiste per te ardhmen e vendit.

    1. berti says:

      Shum shpresedhenes dhe i qarte eshte fjala e ambasadorit Lu. Me ameriken e zotin siper per te bere dtejtesi ne kete vend e popull te shumvuajtur e fukarah te bete nga keta politikane hajdute e kriminele.te cilet deri me sot kane mbushur xhepat e tyre te prokuroreve te gjyqtareve dhe sot e kane sjelle kete popull ne kete pike te fundit sa nuk po mban me.avokat ngjelen qe asnje politikan nuk e do afer ju lutem mmos e lini ne hije ai eshte per kete popull .shpresojme ne zot e ne drejtesine amerikane per te pare e ne nje dite te bardhe.o zot o zot me av.njgjelen ne krye qe eshte drita jone….

  8. murat kepa says:

    Donald,apliko ne ndonje kolegj ne USA te japesh mesim,pasi ne diplimaci ti nuk puth me.Keto muaj leri shqipetaret rehat,se je bere njelloj si Edi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje