Adoleshenca fiton “terren”. Sipas një opinioni të publikuar nga ekspertët në revistën “Lancet Child & Adolescent Health, adoleshenca tani nis rreth moshës 10-vjeçare dhe mbaron diku te viti i 24-t i jetës, ndryshe nga 19 që është konsideruar deri tani. Kjo shpjegohet me faktin se në ditët tona, të rinjtë e vijojnë shkollën më gjatë se më parë, çka e shtyn martesën dhe lindjen e fëmijëve.
Në epokën moderne, edhe puberteti nis më herët.
Nëse më parë, mosha 14-vjeçare konsiderohej si koha kur niste puberteti, tani ajo është ulur në 10 vjeç.
Kjo, për shkak të ndryshimit të mënyrës së të ushqyerjes dhe stilit të jetës.
Në vendet e industrializuara, mosha e fillimit të ciklit menstrual për vajzat ka rënë me 5 vjet në 150 vitet e fundit.
Gjysma e femrave tashmë e kanë fillimin e ciklit në moshën 12 ose 13 vjeçe.
Ndryshe nga sa mund të mendohet, ka debate edhe në lidhje me kohën kur adoleshenca mund të konsiderohet e përfunduar.
Disa ekspertë thonë se kjo ndodh kur trupi përfundon së rrituri.
P.sh, truri vazhdon të piqet edhe përtej moshës 20-vjeçare, duke punuar më shpejt dhe në mënyrë më efikase.
Ndërsa disa njerëzve nuk u dalin dhëmballët e pjekurisë derisa bëhen 25 vjeç.
Shifrat në Britani tregojnë se njerëzit sot martohen mesatarisht 8 vjet më vonë nga mosha mesatare e martesës në vitet ’70.
Megjithatë, disa ekpertë e kundërshtojnë ndryshimin e “kufijve” të adoleshencës.
Ata thonë se ky ndryshim mund të ketë pasoja negative.
“Fëmijët e rritur dhe të rinjtë kanë pritshmëri të tjera nga shoqëria në raport me rritjen biologjike.
Ne nuk duhet ta shohim si sëmundje dëshirën e tyre për pavarësi.
Shoqëria duhet të mbajë pritshmëritë më të larta për brezin e ardhshëm”, thotë psikologia Jan Macvarish.(BBC-TemA TV)
undefined