Një grup artistësh ndërkombëtarë janë gjobitur dhe janë futur në burg për protestën e vitit të kaluar në kampin e Aushvicit, gjatë të cilit u zhveshën dhe therën një dele. Ngjarja ndodhi në hyrje të kampit të përqendrimit nazist, i cili tani është kthye në një muze, ku disa të rinj në të njëzetat e tyre u zhveshën dhe u lidhën me zinxhirë në mars 2017.
Organizatorët, që ishin qytetarë Bjellorus Adam Belyatsky dhe Nikita Volodko, u dënuan përkatësisht me 18 dhe 14 muaj burg. Belyatsky u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 600 dollarësh nga një grup i mbrojtës të kafshëve. Të dy u ndaluan gjithashtu që të mos mbanin kafshë për dhjetë vitet e ardhshme. Ndërsa për protestuesit e tjerë u gjobitën me rreth 3,000 dollarë dhe me nga një vit burg, njoftoi RIA-Novosti.
Gjatë vendimit, gjykatësi theksoi se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. “Ata kanë fyer memorialin, që është përmbytur me gjakun e qindra e mijëra njerëzve”, tha gjyqtari.
Menjëherë pasprotestës së tyre të vitit të kaluar, artistët e të ashtuquajturit grupi ‘Love Macht Frei’ sqaruan aktin e tyre, që ishte në fakt një protestë kundër luftës. “Konfliktet ushtarake po e thyejnë botën dhe njerëzit vdesin në to, kjo është çështja që na shqetëson dhe për të cilën kemi dashur të tërheqim vëmendjen e shoqërisë dhe medias”, tha grupi.
“Qëllimi ynë nuk ishte përdhosja e memorialit ose fyerja e vizitorëve të muzeut dhe viktimave të fashizmit”, thanë ata. Përfaqësuesit e grupit thanë se ata zgjedhon “Auschwitz”, ku njerëzit u vranë nga nazistët në vitet 1940 dhe 1945, sepse ata “kuptuan se duke kryer veprimin tonë në territorin e kampit, do të dëgjoheshin nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare”.
Ata thanë se fishekzjarret kishin si simbol shpërthimet e bombave ndërsa delet ishin për të simbolizuar viktimat e pafajshme të konflikteve në botë. U tha se vetëm organizatorët e dinin që kafsha do të theret në mënyrë që pjesëmarrësit e tjerë të përjetojnë të njëjtin goditje si sulmet ajrore.(TemA TV)