“Jetë gjati nuk bëhet dot jetë shkurtër”.
Kjo shprehje vlen më së mirë për këtë motorist i cili shpëton nga vdekja “për një fije”.
Një kamion përmbyset dhe ngarkesa me zhavorr bie mbi një motor që po ecte përkrah tij.
Fatmirësisht motoristit nuk i ra kamioni dhe ngarkesa e tij në kokë, por e shtyu tutje për një farë distance, dhe ai shpëtoi për mrekulli pa asnjë plagosje.
Ngjarja ka ndodhur në Kinë. (TemA)