Ekipi i Skenderbeut është kthyer mbrëmë në Shqipëri pas 14 ditësh përgatitje intesive në Antalya të Turqisë.
Stafi teknik ka menduar të lejojë lojtarët të pushojnë për 48 orët e ardhshme si pasojë e ngarkesës fizike dhe përgatitjet të rinisin ditën e hënë.
Ashtu siç edhe trajneri Ilir Daja ka njoftuar, ditën e hënë lojtarët do të nisin mikrociklin javor dhe përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit në transfertë, takim i vlefshëm për javën e 17 të Kategorisë Superiore.