Rrëfimi special i Qakës: Kam idhull Verratin, gruaja do të më vriste, nëse…

20 Janar 2018, 14:56Sport TEMA

Në një intervistë të gjatë për shtypin rumun, mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka, ka rrëfyer jetën që bën në Rumani dhe ëndrrat për të ardhmen. Ai ka treguar shumë sekrete të jetë së tij familjare.

Qaka pohon se idhulli i tij është Marko Verrati, mesfushori i Italisë, kurse të ardhmen ia lë në dorë Zotit, edhe pse pranon se Steaua është një ide interesante. Një intervistë plot batuta e futbollistit kuqezi, që ia vlen ta lexosh. Ja dhe përgjigjet e plota të mesfushorit kuqezi

“Qëllimi im është të luaj një futboll të mirë. Shpresojmë të shkojmë sa më larg në Kupën e Rumanisë. Nuk e di në çfarë niveli do të shkoj në futbollin europian, por çdo lojtar ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve. Jam i kënaqur këtu dhe vetëm Zoti e di çfarë do të ndodhë.

Jam i lumtur në Iasi. Nëse ka oferta të mira, klubi do t’i analizojë. Steaua është një ekip interesant. Mund ta përballoj presionin kudo. Kam dëgjuar shumë për presidentin Bekali, por nuk e kam takuar.

Në Rumani më pëlqen shumë Aleks Baluţa. Është një lojtar shumë i shpejtë dhe me nivel të lartë. Modeli im është Marko Verrati. Trajneri Stoikan ka besim të madh tek unë dhe kjo më bën të luaj ashtu si më pëlqen. Jam i lirë në fushë dhe kështu luaj më mirë.

Futbolli në Rumani është shumë më serioz se në Norvegji. Nëse këtu e humb një ndeshje, ta thonë drejtpërdrejt atë që ke bërë mirë. Më pëlqejnë kritikat, në Rumani mund të shpreh më mirë vlerat e mia. Dua të bëj diçka me karrierën time.

Jam në Iasi me gruan time dhe qenin tim. Shikojmë shumë filma dhe rrallë dalim në qytet. Vajzat nga Iasi? Po, janë të bukura, por nuk dua të flas, sepse do të më vriste. Nuk i kam parë aq mirë.

Ushqimi në Rumuni është i mirë. Pëlqej supën me mish viçi. Nuk e ja mishin e derrit, kurse pulat janë janë shumë të majme dhe nuk më shijojnë.

Nuk e di çfarë do të isha, nëse nuk do të isha futbollist. Nuk kam bërë shumë shkollë. Familja është e gjitha për mua. Prindërit shkuan në Norvegji para 20 vjetësh dhe tani janë në pension. Ëndrra ime është të fitoj shumë para për t’i mbështetur ata, për t’i marrë me vete. Kjo më motivon të luaj futboll të mirë.

Dua të bëj diçka në jetën time. Është shumë e vështirë për një të huaj në Norvegji. Është vend i bukur, por shumë i shtrenjtë. Dhe nëse nuk ke studiuar, është vërtet e vështirë të gjesh diçka për të jetuar pa u shqetësuar.

Kam dëgjuar vetëm për Steauan dhe CFR para se të nënshkruaja me Iasi. Familja ime është nga Shqipëria, kam shkuar në Norvegji kur isha dy vjeç. Jam shumë krenar për vendin tim. Jam pjesë e Kombëtares dhe jam i lumtur.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje