Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit të Tërbunit

19 Janar 2018, 16:54Sport TEMA

Vllaznia ka fituar miqësoren e sotme te luajtur ndaj ekipit të Tërbunit me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja është luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, dhe golin e vetëm të takimit e ka shënuar Çinari në minutën e 54-të.

Edhe pse ndaj luajti ndaj një ekipi më të dobët, ekipi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka nuk mundi të shënonte më shumë se një gol. Nuk kanë munguar rastet për kuqeblutë, por gjithsesi nuk janë shfrytëzuar si duhet nga ana e tyre.

Trajneri Ernest Gjoka pas ndeshjes ka shprehur rezerva ndaj repartit të sulmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje