Gjoza: Begaj nuk mund të përsëriste gabimin, dorëheqjen e dhashë për anën morale

19 Janar 2018, 16:29Sport TEMA

Elez Gjoza tashmë mund të quhet ish-Presidenti i Federatës së Peshëngritjes. Gjatë ditës së sotme është dhënë dorëheqja nga vetë Gjoza, pas skandalit të dopingut për Romela Begajn.

Në një intervistë për “Report Tv”, Gjoza është shprehur i sigurt se Romela Begaj është e pafajshme në këtë drejtim, por dorëheqja e tij është dhënë për anën morale.

“Isha përpara një fakti të tillë që më detyroi të jepja dorëheqjen, por për mua Romela Begaj nuk është e fajshme në këtë drejtim. Ajo është një sportiste e shkëlqyer, ndërsa unë e dhashë dorëheqjen vetëm për anën morale që ndjeva si qytetar dhe shqiptar.

Mund të them se jam i shokuar nga vendimi për Romelën, pasi për mua ajo është e pastër. Ajo nuk mund të merrte të një substancë që e ka përdorur përpara dy vitesh. Një që është marrë me peshëngritje e kupton se Begaj nuk e ka marrë atë substancë.

Do e shohim edhe testin B dhe unë do e ndjek nga afër këtë çështje, pavarësisht se nuk jam më Presidenti i Federatës së Peshëngritjes. Nuk do të lëmë gjë pa bërë për këtë sportiste, ndërsa hapi i rradhës është testi B. Të mos falim përpara kohe, pasi shumë sportiv që kanë dalë pozitiv në testin A, kanë dal negativ në testin B”, është shprehur Gjoza.

1 komente në “Gjoza: Begaj nuk mund të përsëriste gabimin, dorëheqjen e dhashë për anën morale”

  1. ...!?!? says:

    Ktheu me thumane ose ne poloske tani mos harro te marresh edhe liken me moniken (pitbulleshen) ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje