Një tjetër lojtar shqiptar i shtohet zyrtarisht Serisë A. Brijan Ibrahimi është tashmë pjesë e Kievos, pasi ka firmosur kontratën me këtë ekip, në praninë e menaxherit Sokol Haxhia.
Sulmuesi i kombëtares U-17 të Shqipërisë bën kështu një hap të madh përpara në karrierën e tij.
Është shumë i ri dhe kalimi te Kievo është një shans i artë, që nuk duhet çuar dëm.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontrës së futbollistit të ri shqiptar me ekipin e Serisë A.