Mediokriteti që ka mbuluar FSHF-në

19 Janar 2018, 09:52Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Denis Bastari, drejtori administrativ në Federatën Shqiptare të Futbollit, ose numri tre i këtij institucioni, i ftuar në “Opinion” mbi zgjedhjet e FSHF-së, është prova reale se një mandat tjetër i kreut aktual, Armand Dukës, do të ishte një zhgënjim total për futbollin shqiptar dhe ndjekësit e këtij sporti.

Mediokriteti dhe papërgatitja e tij në studio është përgjigja që Duka i dha votuesve, nëse ai duhet apo jo të kandidojë sërish për mandatin e pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Për rreth dy orë në emision, e vetmja gjë që ai bëri, ishte ulja e kokës përballë fakteve skandaloze dhe abuzive që kanë përfshirë insitucionin  e FSHF-së, në prag të zgjedhjeve të 7 shkurtit.

I vetëdijshëm se po bënte avokatin e djallit me aftësinë e tij çalamane për të përballuar atë debat, ai tregoi nivelin e administratës që ka punësuar Armand Duka në atë institucion.

Ai bënte sikur nuk kishte asnjë dijeni dhe ulte kokën përballë skandalit të 12 Shoqatave fantazmë, të cilat janë pjesë e FSHF-së në mënyrë skandaloze dhe të paligjishme, pasi janë faktuar nga Gjykata e Tiranës, që nuk figurojnë.

Përkthyesi i devotshëm, por mbrojtësi i paaftë i presidentit të FSHF-së, preferoi të ulte kokën përballë fakteve reale të paraqituara nga juristi dhe gazetari Fation Shehu, a thua se Bastari nuk ishte i bindur në ato cka ai thoshte? Apo thjesht nuk ishte i aftë ta mbronte shefin e tij?

Ishte po aq qesharak në momentin kur u shfaqën fotot e shefit të tij dhe punonjësve të tjerë të FSHF-së, të cilët merrnin pjesë në tubimet politike, duke përkrahuar vëllain e Dukës në fushatën elektorale, ç’ka është një shkelje në mënyrë flagrante dhe skandaloze e statutit e FSHF-së.

Përkthyesi i Federatës, por që është emëruar nga Duka në postin e drejtorit administrativ për ta përdorur si kukull, pranoi dhe sulmoi edhe bashkëpunëtorët e tij, për të cilët tha se nuk kanë punuar ashtu siç duhet për të promovuar punët e “mira” që janë bërë, edhe pse ato janë me pikatore në këto 16 vite që Duka ka mbretëruar në karrigen e institucionit të futbollit shqiptar.

Jo më pak qesharak ishte dhe mbrojtësi tjëtër që ka një portal që financohet nga Shkëlzen Berisha, që në asnjë çast të debatit nuk ishte aty për të folur rreth futbollit, por fokusohej tek mendimet konspirative, duke përmendur emra që nuk kanë asnjë lidhje me garën që po zhvillohet për zgjedhjet e FSHF-së.

Një dyshe që kishin shkuar në atë studio për të shtyre dy orë si në kafene, duke shfaqur një sjellje tipike për të na vërtetuar qartë se ndryshimi në krye të FSHF-së, është diçka e domosdoshme dhe emergjente për të çliruar futbollin shqiptar nga këta njerëz që i ka mbuluar mediokriteti.

Sot Federata Shqiptare e Futbollit ka një kupolë drejtuese të dështuar, të cilët janë marionetë e Armand Dukës, i cili ka një pushtet të jashtëzakonshëm, duke dalë mbi të gjithë, ç’ka ka sjellë dhe degradimin e atij institucioni dhe futbollit shqiptar.

Prandaj, ai duhet që të largohet për të çliruar nga kthetrat atë Institucion, të cilin e ka kthyer në pronë private, duke punësuar aty familjarë të tij dhe njërëz mediokër, të cilët nuk kanë prioritet për të ushtruar detyrën, por për t’i bërë fresk atij.

2 komente në “Mediokriteti që ka mbuluar FSHF-në”

  1. Shqiptari i vertet says:

    Ai djali atje gabim beri edhe qe doli fare se ne ate nivel qe fliste ai llapaqeni nuk meritonte asnje pergjigje. Ai mund te mos jete me i miri ne Shqiperi per llafe, por ka nje CV te lavderueshem, qe ai fatjoni me rroge nga gaz demi lodhet kur e lexon. kryesorja eshte qe ai eshte ende pjese e Administrates dhe nuk kishte pse te sulmonte ate Fatjonin qe pretendon te behet sekretar i ardhshem ne FSHF. ai paraqiti disa fakte te pakundershtushme dhe kaq. Me ate nivel rrugaci u tregua atje Fatjoni i xhelosur tregon sa alarmante eshte situata e atyre qe duan te marrin kombetaren dhe FSHF.Me e rendesishme esht qe aty shum her nuk duhej dhene pergjigje aq i ulet ishte diskutimi.Kasta e re Fino-jupi-prodano-shyti e te tjere esht e frikshme. larg qofte dita e vdekjes se futbollit shqiptar!

  2. Perparimtari says:

    Bravo Fation .Shkrim perfekt .Ai Denisi ishte bere per gjynah Kurse me fatkeqesite mediave shqipetare Clirimin e Pekajve dhe Shkullakun e KLANIT dukej hapur qe Don Duka ishte treguar shume bujar.Prandsj ai perbindesh duhet te shporret.Ai ka blere cdo njeri ne mediat shqipetare vecanerisht ato sportive.Vini te gjithe nje tulle ne sherimin e futbollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje