Ka përfunduar “zbori” 12-ditor i Vllaznisë në Ulqin. Trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij zhvilluan sot paradite një seancë stërvitore në kampingun e Ulqinit, për t’u nisur më pas drejt Shkodrës.
Shkodranët u stërvitën intensivisht në Ulqin, ku luajtën edhe një miqësore, atë me Vllazninë B. Ishte e vështirë që shkodranët të gjenin kundërshtarë nga Mali i Zi për ndeshje testuese, kështu që miqësorja e radhës është planifikuar me Tërbunin.
Problemi kryesor i stafit teknik në fazën përgatitore ka qenë ai i Orelesit, i cili nuk u pajis me vizë për t’u bashkuar me ekipin dhe tani ka mbetur prapa në aspektin fizik. Tani vëmendja do të jetë e gjitha te ndeshja e javës së 17-të të kampionatit.