Bajram Jashanica është një prej lojtarëve që mund të largohet nga Skënderbeu gjatë merkatos së janarit, për shkak të ofertave që kanë ardhur në drejtim të tij.
Qendërmbrojtësi ka shprehur dëshirën për të luajtur në Belgjikë ku skuadra e KAA Gentka shprehur interes për të.
Por, mes dy klubeve nuk po gjendet ende akordi për shkak të kërkesës financiare që korçarët kanë për lojtarin e tyre.
Presidenti Takaj ka konfirmuar se po shqyrton ofertat që kanë ardhur në drejtim të lojtarit, ndërsa ka rritur edhe çmimin e tij. Tashmë Skënderbeu nuk kërkon për 500 mijë euro për kartonin e lojtarit të Kombëtares së Kosovës, por diçka më shumë.
Natyrisht që çmimi është rritur për shkak se disa klube janë interesuar për të pasur Jashanicën në përbërje të tyre.