Përfaqësuesja shqiptare e futbollit U-20 do të luajë javën e ardhshme dy ndeshje miqësore ndaj homologëve të Azerbajxhanit në Antalia të Turqisë, më 21 dhe 26 janar.
Trajneri Alban Bushi ka vendosur që t’i japë prioritet futbollistëve të kampionatit shqiptar për këtë takim, duke grumbulluar shumë prej atyre që shihen si elementë të perspektivës nga tekniku i përfaqësueses Shpresa i cili drejton edhe këtë Kombëtare.
Megjithatë, në grup nuk mungojnë emrat e zakonshëm të U-21, si Maloku e Tafa, ndërsa ftohet pas shumë kohësh edhe mesfushori i talentuar Fabio Sakaj, i cili luan në Itali.
Gjithashtu, bie në sy fakti se Bushi ka grumbulluar lojtarë të cilët janë aktivizuar në Superiore në pjesën e parë të sezonit, si Gripshi e Mumajesi.