Skënderbeu gjen fitoren e parë ndaj Aktobes

18 Janar 2018, 17:00Sport TEMA

Nëse ka rezultateve negative që mund të vinin në “kritikë” ekipin e Skënderbeut, janë ndeshjet miqësore.

Pavarësisht se nuk kanë asnjë vlerë në pikë, ndeshjet e shumta të humbura në miqësore, linin vend për të ngritur një pikëpyetje rreth vëmendjes së treguar në përgatitjen e këtyre ndeshjeve, pavarësisht rëndësisë së tyre.

Por pas dy humbjesh dhe një barazimi në Antalia, Skënderbeu gjen fitoren e parë ndaj Aktobes.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1, falë golit të Emiljano Vilës. Në pjesën e dytë ka ardhur barazimi nga miqtë në minutën e 77 me Kakimov, por Demte rigjeti avantazhin për kryesuesit e Superiores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje