SHBA i bën mirë Sadikut, mediat polake: Po fiton hapësira

19 Janar 2018, 12:54Sport TEMA

Faza përgatitore që Legia e Varshavës po bën në SHBA duket se po i shërben Armando Sadikut për të rifituar hapësirat që i kishin munguar në pjesën e parë të sezonit te klubi polak, ku ishte kthyer në një zëvendësues.

Sipas mediave polake, paraqitjet e tij në stërvitje si dhe në ndeshjet përgatitore që po zhvillon klubi në Florida, japin sinjale se hierarkitë në skuadër mund të ndryshojnë.

Sipas “przegladsportowy.pl”, Sadiku ishte sulmuesi i tretë në hierarkinë e skuadrës në momentin kur ekipi u nis për në SHBA. Dëmtimi i Eduardos bëri që trajneri Jozak të ndryshojë idetë e tij dhe sidomos pasi pa paraqitjen e sulmusit në 45 minutat e dyta përballë ekuadorianëve të SC Barcelona.

Sadiku nuk shënoi gol në atë ndeshje, por ishte vazhdimisht i rrezikshëm para portës kundërshtare, duke krijuar hapësira për shokët e skuadrës, pikërisht atë që i kërkonte trajneri.

Duke luajtur me një sulmues tjetër në krah, ai dukej shumë më i rrezikshëm, ndaj nuk përjashtohet mundësia që shqiptari të gjejë një fanellë titullari me rifillimin e kampionatit polak,.

Meqë Eduardo do të qëndrojë pushim për dy javë pas dëmtimit të pësuar, duke humbur fazën përgatitore, për Sadikun hapet drita e gjelbër e aktivizimit që nga minuta e parë, një shans që dukej se i kishte ikur nga duart, por që tani mund të ketë mundësinë ta shfrytëzojë në pjesën e dytë të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje