VIDEO/ 8 vjet pa Panajot Panon, Partizani kujton legjendën e klubit të saj

19 Janar 2018, 16:07Sport TEMA

Futbollisti më i madh i të gjitha kohërave në Shqipëri, Panojot Pano, ndërroi jetë 8 vite më parë dhe sot klubi i Partizanit pëmes një postimi në faqen zyrtare ka kujtuar “legjendën e kuqe”.

Pano është një emrat më të mëdhenj në futbollin shqiptar, ku me fanellën e Partizanit ka luajtur 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 kampionate dhe 5 Kupa.

Ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë Pano regjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Postimi i plotë i Partizanit.

Sot mbushen 8 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA.
Pano i cilësuar si Legjenda e Futbollit shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 kampionate dhe 5 Kupa , ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë Pano regjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003

“Lojtari i Shekullit” akorduar nga Uefa/Fifa

“Nderi i Kombit” akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009

“Simboli qytetit të Tiranës” titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj në vitin 2017

Figura e Panajot Panos vazhdon të kujtohet gjatë sidomos për golat e paharruar të cilët mbeten ngahera të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve dhe kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Kujtimi dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoj gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje