Pas Milanit, tronditet edhe Interi: Dyshime për shitjen e klubit

19 Janar 2018, 19:53Sport TEMA

Policia financiare e Italisë, sipas “La Stampa”, ka po heton blerjen e Inter nga ana e Erick Thohir.

Një operacion që është udhëhequr nga biznesmeni indonezian dhe që është mbyllur në vjeshtën e 2013-ës me një rritje të kapitalit të klubit zikaltër dhe shkrirjen e 30% aksioneve që zotëroheshin nga ish-presidenti Massimo Moratti.

Pas hetimeve të bëra për kalimin e Milan në duart e kinezëve, Guardia di Finanza po bën disa verifikime në këto ditë mbi shumën prej 79 milionë eurosh që, duke filluar nga 2013-a e deri në fundin e 2015-ës, e kanë lejuar Thohir të zotërojë klubin zikaltër.

Hetimi synon të zbulojë nëse është shkelur ligji 231 i 2007-ës në lidhje me legjitimitetin e origjinës së parave të përdorura nga Thohir.

Dyshimi është se dokumentet që kanë justifikuar rritjen e kapitalit duket se kanë ndjekur një rrugë që nuk është shumë e qartë për hetuesit.

Në fakt, puna e bëra nga ata ka çuar në zotërimin e disa prej letrave të operacionit dhe mësohet se janë marrë në pyetje njerëz që kanë patur një rol direkt në këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje