Flamurtarit i ikën fitorja nga duart, pëson dy gola në minutat e fundit

20 Janar 2018, 15:35Sport TEMA

Flamurtari ka luajtur sot në Turqi ndeshjen e fundit miqësore, ku kundërshtar ishte ekipi polak i Pogon, që mban vendin e fundit në kampionatin e tij.

Ndeshaj u mbyll me fitoren e polakëve, edhe pse 10 minuta para fundit Flamurtari kryesonte 1-0, pas goli të shënuar me penallti nga Zhufo. Vlonjatët pësuan dy gola me goditje standarde dhe ndeshja përfundoi 2-1.

Trajneri Duro kishte bërë ndryshim të skemës së lojës, duke hedhur në fushë nga minuta e parë edhe Gafurin në mesfushë.

Nedeljkoviç dhe Muarem mbështesin sulmuesin e vetëm Bushiç. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje