Pas tërheqjes së Blushit nga politika, LIBRA "hakmerret" ndaj Hafizit: Je e përjashtuar

20 Janar 2018, 17:58Politika TEMA

Fill pasi ish-kreu i partisë LIBRA Ben Blushi u tërhoq  nga të gjitha funksionet që mbante, struktura drejtuese e kësaj force politike duket se ka marrë “hak” ndaj numrit dy Mimoza Hafizi.

Përmes një njoftimi në faqen e saj, nënvizohet se Komisioni i Erikës ka vendosur përjashtimin e saj edhe si anëtare e thjeshtë.

“Komisioni i Etikës pasi mori në shqyrtim dhe verifikoi dokumentacionin që provon shkeljet e renda statutore dhe penale të kryera nga Znj. Hafizi, pasi diskutoi gjerësisht mbi rëndësine e tyre në mbështjetje të nenit 12 gërma (e) të Statutit vendosi uanimisht përjashtimin e znj. Mimoza Hafizi jo vetëm nga anëtarësia e struktures së “Bërthamës” por edhe si anëtarë e Subjektit Politik Libra, për shkelje të rënda dhe të përsëritura
Statutore,” thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë

1. Verifikimin dhe sigurimin e respektimit të standarteve të etikës nga znj. Mimoza
Hafizi, anëtare e “Bërthamës” Libra.

Rezulton se znj. Mimoza Hafizi, anëtare e “Bërthamës” ka kryer veprime të cilat përbëjnë
shkelje të rënda të Statutit duke cënuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e
Barabartë”, krijuar me vullnetin e lirë të të gjithë anëtarëve të saj.

Kështu, znj. Hafizi, më datë 08.01.2018, në rrugë paralele dhe pa asnjë konsultim me strukturat e
tjera të Partisë si dhe në mungesë të kuorumit të nevojshëm (1/3 e Bërthamës) parashikuar në
nenin 11/4 të Statutit Libra, ka thirrur mbledhjen e Bërthamës.

Kjo për shkak se kërkesa për mbledhje Bërthame rezulton të jetë firmosur dhe nënshkruar nga persona të cilët në këtë datë nuk kanë qënë anëtarë të Bërthamës Libra pasi ishin dorehequr me vullnetin e tyre te lire e te pa vesuar nga të qënit anëtarë Bërthame. Për rrjedhojë kërkesa e tyre është e pa mbështetur në vështrim të normave statutore në fuqi (11/4).

Për këtë nismë antistatutore znj. Hafizi është paralajmëruar,jo vetëm në rrugë zyrtare, shih publikimin në faqen zyrtare të Libra. al, por edhe nëpërmjet korrespondencës elektronike të saj (me email), që të pushojë së kryeri veprime të mëtejshme të cilat përbëjnë një shkelje të hapur të Statutit, të ligjit për “Organizimin dhe funksionimin e Partive Politike”, etikës dhe moralit që subjekti Libra ka për qëllim të mbrojë e respektojë.

Ndonëse znj.Hafizi ka bërë thirrje për mbledhje të Bërthamës jashtë parashikimeve statutore të
nenit 11/3, si dhe me gjithë paralajmërimet e marra si më sipër, ajo ka vijuar me paligjshmëri të
tjera duke mbajtur kështu më datë 12.01.2018, një mbledhje të cilësuar prej saj si mbledhje
Bërthame, pa kuorumin e kërkuar nga statuti, pa formalitetin që kërkon mbajtja dhe pasqyrimi i
një mbledhje, cka e provon deklarata e saj publike e shpërndarë për mediat dhe firmosur vetëm
nga Znj. Hafizi.

Këto nisma, në kundërshtim flagrant me dispozitat statutore, kanë krijuar një situatë totalisht
konfuzionale për të gjithë anëtarësinë Libra, të cilët vazhdimisht, pas marrjes dijeni të këtyre
qëndrimeve të lartëpërmënduara, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këto struktura
paralele dhe të paligjshme të krijuara nga znj. Hafizi, nga njëra anë, dhe strukturave të ligjëruara
statutore të Libra- s nga ana tjetër.

Sa më sipër, Komisioni i Etikës, pasi ka marrë dhe shqyrtuar të gjithë korrespondencën zyrtare
ndërmjet strukturës së Libra-s dhe znj. Hafizi ka konstatuar se, megjithëse kjo e fundit është ftuar
në mënyrë periodike, të marrë pjesë në takimet/mbledhjet e mbajtura nga Libra për të shprehur
pikpamjet e saja, ka refuzuar pa ndonjë shkak të përligjur.

Po ashtu, Komisioni i Etikës konstatoi se, nga e znj. Hafizi në deklaratën e shpërndarë nga posta
e saj elektronike, janë përdorur simbole zyrtare të Subjektit Libra me të cilat ajo identifikohet, pa
asnjë tagër ligjor apo ndonjë autorizim tjetër të dhënë nga strukturat e legjitimiuara të Libra-s.

Veprimet e mësipërme, të përdorimit dhe publikimit të simboleve të partisë Libra pa autorizim,
të kryera nga znj. Hafizi, parë në harmoni me njera tjetren dhe qëllimin që është dashur të arrihet
nepermjet tyre, ne, Komisioni i Etikës unanimisht vleresojme se janë konsumuar edhe elemente
penale.

Përfundimisht, Komisioni i Etikës pasi mori në shqyrtim dhe verifikoi dokumentacionin që
provon shkeljet e renda statutore dhe penale të kryera nga Znj. Hafizi, pasi diskutoi gjerësisht
mbi rëndësine e tyre në mbështjetje të nenit 12 gërma (e) të Statutit vendosi uanimisht si më
poshtë:

1. Përjashtimin e znj. Mimoza Hafizi jo vetëm nga anëtarësia e struktures së “Bërthamës”
por edhe si anëtarë e Subjektit Politik Libra, për shkelje të rënda dhe të përsëritura
Statutore.

6 komente në “Pas tërheqjes së Blushit nga politika, LIBRA “hakmerret” ndaj Hafizit: Je e përjashtuar”

  1. Askushi says:

    E cvete…. ligji i xhungles.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Libri u kthye ne leter higjenike.. Ver Llapen per kandidat tani..

  3. BERISHA LARGOHU says:

    Po pse do merremi me nje force politike qe nuk ben pjese ne parlament? Kjo eshte thjeshte nje shoqate gjoja politike ???????????

  4. Qerratai says:

    I doli fjala “qerratait”, kur tha per Hafizin qe Ben Blushi do ushqehet me berje librash, kurse ti do te mbetesh me pjaten e supes para.

  5. p says:

    do rrock te fort si shtyll binar shtepie Partia or taj,
    jo pordh librash .
    duhet nji dicka qe ti mbaj lidhur fort ,
    e mos te shkulen kollaj edhe ne ardht urgjenca .
    parti leshi ,me vjedh popillin shqipcar

  6. Alpet.al says:

    Zakonisht, perjashtimet e lidereve te nje force apo levizjeje politike, jane nje puc per te marre freret e drejtimit te asaj force politike. Dikur, shume kohe me pare, pothuajse gjithmone, ketyre lidereve ju pritej koka, ne varesi te rrethanave dhe forces se kontestuesve, perpara apo me pas shpalljes se akuzave per tradheti, komplot, shkelje te sigurise se mbreterise/shtetit, herezive fetare, e tjera.
    Sot, nuk priten me kokat, por lideret fatkeq pezullohen, ngrijne, ulen ne pozite apo perjashtohen fare, duke kryer keshtu pushkatimin politik te tyre.
    Keshtu paskesh qene edhe fati i zonjes Hafizi. E pushkatuan politikisht.
    Edhe pse, nga sa duket prej komunikates se pucisteve te te gjores Libra, qe po kryejne nje “coup d’atat” brenda krijeses se Blushit, zonja Hafizi paskesh bere shkelje si anetare e Berthames pra, duhej perjashtuar nga Berthama, dmth nga drejtimi i Libra-s, por nuk thuhet apo provohet te kete kryer shkelje statuore si anetare e Libra-s, dmth nuk kishte pse te perjashtohej edhe si anetare e Libra-s.
    Pikerisht, fakti i tejkalimit te se drejtes nga pucistet, dmth perjashtimi i zonjes Hafizi pervecse nga Berthama, edhe nga anetaresia e Libras, tregon se keta cakenj qe duan te akaparojne drejtimin e Libra-s, nuk ju dhemb as statuti i Libra-s, dhe as vete Libra, madje.
    Por, ajme! Cfare kokeprerje makabre e zonjes Hafizi per, pothuaj, asgje!
    Cfare do te fitojne valle duke uzurpuar drejtimin e Libra-s?
    Pas doreheqjes se Blushit dhe kokeprerjes se Hafizit, me shume gjasa, ka humbur edhe ajo pak shije, kuriozitet, iluzion, tharm fjalimesh pasionante per drejtesi, per respekt ndaj statutit, per dritherima ndaj varferise, per…., qe i dha Libra-s vetem ne 7 muaj, rreth 20 mije votues, duke i ngjasuar nje fishekzjarri verbues qe, ne apogjeun e vet, ndricoi ne mbremjen e zgjedhjeve te 25 Qershorit, per t’u shuar ne renjen e thiket te saj drejt asgjese, pa shijuar dot aromen e pushtetit, qofte edhe periferik per drejtuesit e Libra-s, lere me pastaj, per pasuesit e saj.
    Shpresoj qe, edhe nje here per rebelet e partive apo qofte edhe te partizave, Libra te sherbeje si nje prove e re se gjithmone eshte me mire te luftohet brenda formacionit politik ku aderon per ndryshimet qe aspiron, se sa te provosh te rinisesh nje nisme te re politike ne te cilen, pervec telasheve te ngritjes se strukturave partiake ne teritor dhe sigurimit te financimeve, do ndeshesh me nje elektorat dembel, qe nuk ndryshon kollaj prirjen e vet politike, qe eshte mosbesues ndaj levizjeve te reja dhe, per me teper, jane teper te zhgenjyer nga keto proveza dhe aventura politike qe, per fat te keq, kryesisht jane ndermarre nga megalomane e arraviste dhe qe, shpesh bejne shkeputje thjesht per t’u bere “kryetare”, per t’u futur ne sqetullat apo listat e Partive te medha, per te pasur nje veture dhe nje buxhet mjeran per te abuzuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje