“Uashington Post” paralajmëron përplasjen e madhe: Turqia po përgatitet për një luftë me aleatët e SHBA-së

20 Janar 2018, 16:17Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara e kanë gjetur edhe një herë veten midis zjarrit të dy aleatëve, të cilët po përgatiten për luftë, raporton Uashington Post.

Turqia, e provokuar nga plani i SHBA-së për kurdët në Siri, tashmë ka vendosur tanket përgjatë kufirit, ndërsa zyrtarët e Uashingtonit po përpiqen të shmangin eskalimin e situatës.

Administrata e Presidentit Trump ka devijuar nga marrëveshja e planifikuar e sigurisë në pjesën verilindore të Sirisë, pasi Turqia kërcënoi të niste një ofensive në anën tjetër të kufirit kundër kurdëve sirian.

Mevlut Çavusoglu, ministri i jashtëm turk, tha se retorika e re erdhi si përgjigje ndaj shqetësimeve të Turqisë lidhur me marrëdhëniet e SHBA-ve me kurdët sirianë.

Ndërsa Ankaraja ka hartuar plane për të nisur operacionet ushtarake në Siri, CNN-i turk tha se ka qeveria turke ka dërguar shefin ushtarak Hulus Akarit në Moskë për të siguruar konsensusin e Rusisë. Duke pasur parasysh se Rusia kontrollon qiellin mbi zonën të cilën Turqia planifikon të sulmojë, kjo mund të prishë planet e Ankarasë dhe të çojë në rrëzimin e avionëve turq.

Siria, megjithatë, paralajmëroi të enjten se është e gatshme të rrëzojë avionët turq nëse trupat e tyre sulmojnë enklavën kurde të Afrinit në kufirin e dy shteteve, që do të mund të çojë në një konflikt të ri rajonal.

Një luftë e tillë ka gjithashtu rrezikun e ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara, e cila është në marrëdhënie të ngushta me kurdët dhe Turqinë (aleati i NATO-s), dhe shpesh ndodhet në udhëkryq midis interesave të dy aleatëve, përfundon analiza e Uashington Post. (tesheshi.com)

6 komente në ““Uashington Post” paralajmëron përplasjen e madhe: Turqia po përgatitet për një luftë me aleatët e SHBA-së”

  1. se pari usa nuk ka forca ne toke ne siri akoma,por i ka sulmuar isis-n nga ajri.e dyta se kto tanke te vjetra ish prodhim ruse jane vetem ne kufi me sirin dhe ka gjuar dje mbrenda teritirit turk,apo zona te pa banuara me kurd.se po te hidhrihet usa vetem me nje bombardim me avion speciale qe atakon me hedhje e qkepje bombash ne hapsir siperfaqebte madhe,te gjitha ja ben shkrumb me nje atak.kurdet do te pavarsohen,se gjinden ne kater shtete,turqi,siri,irak e iran me 40 milion banore.ket e thote franca.dhe po te armatosen kurdet vaj medet per turqin…..

    1. .... says:

      e gjete ti planin e luftes o gjeneral me ushtri te vdekur,ik e mblith ndonje ulli andej nga jeton po leri strategjite e luftes se nuk je ti nga ata pallosh,dhe meso shqip here tjeter rop qire,mos na i prish shqipen e bukur qe kemi se do te shkerdhej ropt here tjeter bythqim,

  2. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    O Turq te ndyre….mos ngacmoni vellezerit e Helaqeve, Kurdet apo Sirianet.

  3. Andi says:

    Mos guxoni ore turq se nese bejne kurdet aleance me mirditoret gjeni vend e futuni pastaj.

  4. karakas says:

    fuck RAMA turkey i thene ketij muhabeti

  5. Kuq e zi says:

    Une medoja se ishin turqit aleatet e shba-ve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje