Rusi Aleksey Garagashyan ka prezantuar projektin e tij më të ri të cilin ka menduar që ta quajë SHERP ATV.
Jeni kureshtarë të dini se për çfarë bëhet fjalë?
Mund t’ju themi se ai ka mundur të realizojë një automjet monstër, që s’njeh pengesa.
Sipas përshkrimeve të para, rrotat e SHERP zënë 70 për qind të përmasave të tij dhe mekanizmi 4×4 e bën atë që të kalojë me lehtësinë më të madhe pengesat e papritura të terrenit.
Përsa kohë flasim për terren të thatë, ka plot mjete të tilla, por e veçanta e SHERP është se nuk është vetëm një makinë, por shndërrohet edhe në varkë dhe kjo falë rrotave që e mbajnë mbi ujë dhe funksionojnë si helika për të lëvizur mbi të.
Ndërkohë, SHERP udhëton me një shpejtësi deri në 70 kilometra në rrugë dhe rreth 4 milje në ujë.
Kompania prodhuese e ka nxjerrë në shitje për 65 mijë dollarë.(TemA)
Bisha 4 milje ne uje ?! ???