Mjekët kërkojnë të paguhen sa gjyqtarët dhe prokurorët

21 Janar 2018, 09:45Shëndeti TEMA

Një grup punues është duke draftuar ndryshimet në Ligjin e Pagave ku pritet të bëhet kategorizimi i pagave për punëtorët shëndetësorë. Kërkesat e këtyre të fundit janë që mjekët specialistë të paguhen sa gjyqtarët ose prokurorët.

Një anesteziolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, merr pagë 630 euro bruto për rreth 40 orë punë në javë.

Po i njëjti nëse punon si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në UP, paguhet rreth 1500 euro me rreth 6 orë punë në javë, shkruan Telegraf.

Kjo për Dr. Nehat Baftiu është absurde dhe sakrificë për 48 anesteziologët e QKUK-së.

Ai thotë se në vendet e zhvilluara si SHBA dhe Kanada, profesioni i anesteziologut është ndër më të paguarit.

“Mbi 13 vite shkollë për të arritur titullin e anesteziologut, me përgjegjësi të madhe për jetën e pacientëve dhe me së paku 3 operacione në ditë, vlerësohemi me 630 euro në muaj. Po aq, ose më shumë merr një shofer në Qeveri apo Kuvend. Kjo është ofenduese për neve”, thotë Baftiu, shkruan Gazeta Shneta.

Anesteziologu thotë se kategorizimi i pagave të punëtorëve shëndetësorë nuk i avancon të ardhurat e tyre, nëse nuk ngritët koeficienti. Baftiu konsideron se nëse vazhdon kjo gjendje, secili anesteziolog që flet një gjuhë të huaj ose i vjen mundësia për të punuar në spitale private, atëherë do ta braktisë punën nga spitalet publike.

Për kategorizimin dhe ngritjen e koeficientit të pagave të punëtorëve shëndetësorë, është duke punuar një grup punues i përbërë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë.

Kështu ka bërë të ditur kreu i FSSHK-së, Dr. Blerim Syla. Ai thotë se është momenti i fundit kur duhet të ndodhë rritja e rrogave për shëndetësorët.

“Nuk shkon më kështu, këto që janë përfolur 4 për qind nuk vlejnë dhe ne kërkojmë që të kemi paga ashtu siç i meritojmë”, ka deklaruar Syla.

Ai ka treguar se gjatë ditës së sotme drafti për ndryshimin e Ligjit të Pagave do t’i dorëzohet kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kërkesat tona janë që kategorizimi të bëhet në bazë të shkollës, vendit të punës dhe siç është paraparë me standardet evropiane. Kërkesa kryesore është që paga e mjekut specialist të jetë sikurse e gjyqtarëve ose prokurorëve. Kjo i bie që koeficienti të jetë 8”, ka deklaruar Syla.

Sipas përllogaritjes, koeficienti 1 është i barasvlershëm me pagën minimale në Kosovë e cila aktualisht është 170 euro.

Nëse koeficienti për pagën e mjekëve do të rritej në 8, atëherë rroga e tyre do të ishte rreth 1300 euro.

5 komente në “Mjekët kërkojnë të paguhen sa gjyqtarët dhe prokurorët”

  1. nari says:

    Perpara se te kerkoni ngritje rrogash duhet te demostroni se jeni te zotet ne profesionin tuaj .
    Se deri tani keni treguar nje paaftesi shembullore.

  2. qytetar says:

    360 milione euro kocesione ,duhet te ishin rroga per mjeket ,vetum leket qe vjedhin qeveritaret po te perkthehen ne rroga ,nje mjek do ta kishte rrogen 2000-3000euro, mjeku ne toke e zoti ne qielle ,eshte nje shprehje ,Por mjeku perpara se te jete mjek duhet te jete humanitare ,e jo biznesmen ,zoti ju gjykofte per te mirat dhe te keqijat qe keni bere ketij populli mjek te dashur

  3. Lalai says:

    Dhe une me mjeket jam.
    Pse o NARI…..Drejtesia ka treguar qe jane Profesionallski ne detyre.
    Pasi te behen keto une jam qe dhe Pensionet te behen sa rrogat e mjkeve dhe te Drejtesise.

  4. S R says:

    Po keta mjek qe e kane rrjepen popullin dhe tani kur populli eshte lodhun dhe nuk po kan qka me i marren tani po dojm edhe shtetin me rrjepen.
    Po boll i keni rrogat .po mendoni se ne kosov ka njerz qe jetojm me 75 euro ne muaj e ja edhe prej atyre qe nuk marrin edhe as nje centi ne di
    Shteti duhet me mendu ler ta .
    E di se profesioni i mjekut eshte profesion i shenjet .por duhet ta din edhe ata se jetojn ne nje vebd te varfun.
    Shteti duhet te mendoj qe tu ulen paga atyre qe marrin sa 30 pensione sociale sa 15 puntor fizik e sa 3 profesor.

  5. S R says:

    Po keta mjek qe e kane rrjepen popullin dhe tani kur populli eshte lodhun dhe nuk po kan qka me i marren tani po dojm edhe shtetin me rrjepen.
    Po boll i keni rrogat .po mendoni se ne kosov ka njerz qe jetojm me 75 euro ne muaj e ja edhe prej atyre qe nuk marrin edhe as nje centi ne dite
    Shteti duhet me mendu per ta .
    E di se profesioni i mjekut eshte profesion i shenjet .por duhet ta din edhe ata se jetojn ne nje vend te varfun.
    Shteti duhet te mendoj qe tu ulen paga atyre qe marrin sa 30 pensione sociale sa 15 puntor fizik e sa 3 profesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje