97 vjet Xhenio dhe Artileri, Xhaçka: 25 mijë banorë kanë ura e rrugë të reja falë kontributit të FA

22 Janar 2018, 16:04Sociale TEMA
97 vjet Xhenio dhe Artileri, Xhaçka: 25 mijë banorë kanë

Batalionet e Xhenios dhe të Artilerisë, 97 vjetori i krijimi i gjen në terren përmes kontributit tëdrejtpërsëdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në çdo zonë të Shqipërisë. Në ceremoninë e posaçme, të organizuar në batalionin e xhenios të Komandës Mbështetëse të FA, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçkarisolli në vëmendje arritjet e efektivëve të xhenios gjatë situatës së emergjencës civile dhe ndërhyrjeve të tyre të frytshme nëçdo moment ku ka pasur vështirësi.

“Vetëm në 3 muajt e fundit, efektivët e batalionit Xhenio i kanë ardhur në ndihmë mbi 25 mijë banorëve në zona problematike duke ndërtuar 12 ura.Por jo vetëm kaq, njësitë edhe repartet xheniere kanë marre pjesë në riparimin e rrugëve, në tharjen e kënetave, në ndërtimin e kanaleve bonifikuse, argjinaturave, hidrovorëve ujësjllsave, eleminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore si tërmet dhe përmbytjet, pa harruar edhe ndërtimin e tuneleve dhe bazave tona ushtarake.Përballimi me sukses i emergjencave civile në ditët e para të muajit Dhjetor ishte një tregues më i mirë se, Forcat e Armatosura janë në krye të detyrës në çdo moment me atdhedashurie dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj punës.

Gjatë ditëve të emergjencës civile efektivët e xhenios nuk dhanë ndihmën e tyre vetëm në infrastrukturë por janë gjendur pranë banorëve duke shpërndarë ndihma e mbledhura.

“Krahas kontributit në ndërtimin e urave në kohë rekord efektivët e Komandës Mbeshtetëse, shpërndan mbi 800 ton produkte ushqimore dhe blegtorale në 6 bashki. Më shumë se 5 mijë familje, u asistuan nga efektivët e FA për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve.”- tha Xhaçka.

Në prani të efektivëve të dy batalioneve dhe të ish efektivëve xhenio dhe artilierë, Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi modernizimin e Forcave të Armatosura, si prioritetin kryesor të 4 vitete të ardhshme.

“Rikonfirmoj se, Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të FA, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake, veçanërisht, të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO”, tha Ministrja Xhaçka në mbyllje të fjalës së saj. (TemA)

 

 

 

 

5 komente në “97 vjet Xhenio dhe Artileri, Xhaçka: 25 mijë banorë kanë ura e rrugë të reja falë kontributit të FA”

  1. Biri i Partizanit says:

    Na u ngjall edhe nje here “Lenka Cuko”,por tani si ministre e Mbrojtjes!
    Na rrefen perralla me mbret teksa thotre se xhenjeret e ushtrise na qenka kthyer ne punonjes te bonifikimit,ndertimit,te rezervave shteterore,transportues te parkut te mallrave etj!
    Po artilieret cfare paskan bere ,qe i permend kjo zonje?
    Ha ha ha ha ha haaaa,po ku ka artileri sot,more aman,qe kjo na festoka 97 vjetorin e saj?
    Ne artilieret e vjeter e kemi te vulosur me gjak DITEN E KRIJIMIT TE ARTILERISE,qe eshte 18 tetori,atehere kur u qellua me mortaja Parlamenti Kuingsling ne Tirane dhe qe “baballaret” e ketyre zorraxhinjve te sotem mbushen breket dhe iken me vrap nga syte kembet!
    Ka qene edhe babai im nje nga keta artilieret heronj te 18 tetorit,me pas artilier tere jeten ashtu su dhe une artilier deri sa na hodhen rrugeve fashistet e Berishes!
    Po kete 97 vjet me cfare e ludhni ju,me USHKURET e Meros?
    Po pse more lamashe,festa e nje arme te fuqishme u varka vetem me nje cope leter qe ka nxjerre Ismail Qemali,por qe jo vetem nuk kishte asnje gryke zjarri,por edhe vete e hodhi ne koshin e plehrave ate qe vete shkroi dhe firmosi!
    As artileria prej 2-3 topash te vegjel qe kishte Zogolli,kur erdhi puna ua hoqi gjilperat tek shulat qe te mos qelloheshin pushtuesit fashisrte me 7 prill!
    Ja pra kush qenka e verteta e festes se artilerise shqiptare?
    Ajo eshte artileria qe goditi armiqte e Shqiperise,pra 18 tetori 1943 e jo pallavrat e ketyre antishqiptareve te sotem!
    Artileri kishte shteti socialist,qe mbulonte te gjithe hapesiren tokesore,detare dhe ajrore te Shqiperise dhe ishte e gateshme te derdhte zjarr te fuqishem mbi cdo agresor qe do te tentonte te shkelte kufirin tone te shenjte!
    Por tradhetia e beri punen e saj dhe sot jo vetem nuk kemi artileri,por as ushtri!
    Ndersa ne ushtaraket e vertete,pa pupla e grada pompoze,rrojme me nje pension prej lypesi,sepse na konsiderojne si armiq,ndonese e mbajne veten per demokraci!
    -LAVDI ARTILERISE PARTIZANE!
    -LAVDI ARTILERISE SE USHTRISE POPULLORE!
    – POSHTE DATAT FALLCO TE USHTRISE SE VDEKUR!

  2. shvejku says:

    E kane kthyer ushtrine si Komunale dhe na rrefejne historite me Osman Gazepin!
    Mburren me nje ushtri qe mbledh plehra,shishe plastike,con ushqime neper fshatrat e permbytur,hap kanale etj!
    Po shteti vete ku i ka nderrmarrjet civile, qe duhet te merren me kete pune gjithe vitin?
    Pse i perdorin ushtaraket si dordolece?
    Po bota ushtrite i kane nderi dhe krenaria e kombit e jo puntore komunaleje!
    E ka marre ne dore i ligu kete pune dhe nuk kane turp qe shajne Enver Hoxhen,keta derra!

  3. Feniks says:

    E keni gabim daten!
    Xhenjo dhe artileria shqiptare jane krijuar qe ne kohen e Skenderbeut: ne lufte kunder turqve pushtues e jo me letra qe nuk perfaqesojne asgje!
    Pra festa e xhenjos dhe artilerise eshte data 29 QERSHOR 1444,kur Skenderbeu zhvilloi me sukses LUFTEN E PARE KUNDER TURQEVE NE TORVIOLL !
    Interesante se data 29 dhe viti 44 lidhen rastesisht me 29 nentorin e vitit 1944 dita e clirimit te Shqiperise!
    He thoni tani qe clirimin e Shqiperise e paska caktuar vete Skenderbeu e jo titistet!

  4. !BRAVO says:

    MIR JA BO VALLAI
    TUFI NE PUNE QAFIRAT ZONJA MINISTERE
    SE PO I TRASHET QAFA KAZERNAVE
    TU HONGER GROSH E LUJT ATE ME DOR

  5. Lalai says:

    O ca ja fusni kot ju o komentuesa……
    Shikoni ca gopi eshte,qe t’ja shtrish njeher uren qe te kaloje topi me rrota brenda tunelit…..
    Ju e keni me djen jo skenderbeu jo komulaja e lesh ne tresh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje