Shifrat shqetësuese: Një në katër shqiptarë, ka probleme me shëndetin mendor

22 Janar 2018, 10:37Sociale TEMA

Në Shqipëri, një në katër persona vlerësohet se ka probleme të shëndetit mendor. Grupimet më të rrezikuara nga depresioni janë të rinjtë dhe të moshuarit.

Ekspertët thonë se statistikat e spitaleve tregojnë vetëm majën e ajsbergut sa i takon shëndetit

Njerëzit i ngatërrojnë zakonisht dëmtimet e shëndetit mendror me shqetësimet ditore, thonë mjekët, por përherë e më shumë ata po bëhen më të kujdesshëm.

“Jeta stresante i ka bërë ata të vizitohen më shpesh te mjekët e shëndetit mendor dhe shifrat e vizitave janë rritur” – thotë Jonida Hoxha, shefe e sektorit të shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik.

Grupe profesionale mjekësh dhe psikologësh po kryejnë tani edhe në Shqipëri matje të standartizuara për të përcaktuar grupet sociale më të rrezikuara, që janë përcaktuar të rinjtë dhe të moshuarit.

Studimet thonë se një në 4 persona është i prirur të ketë probleme të shëndetit mendor dhe në fakt janë shumë të përhapura dhe të pranishme, pavarësisht se për to flitet pak. Ndër shkaqet kryesore që dëmtojnë shëndetin mendor renditen prirjet genetike të njeriut si dhe shumë ngjarje të jetës së përditshme.

“Shqipëria ka nisur të bëjë studime profesionale mbi matjen e shëndetit mendor sipas modeleve të BE, dhe jo thjesht bazuar te statistikat e spitaleve, të cilat tregojnë vetëm majat e ajsbergut”, thotë studiuesi Alban Ylli.

Sistemi shëndetësor shqiptar tani ndihmon më shumë qytetarët për të zbuluar më herët probleme të shëndetit mendor, por vetë shoqëria mund të bëjë më shumë për të parandaluar ose trajtuar më mirë ato./VOA

1 komente në “Shifrat shqetësuese: Një në katër shqiptarë, ka probleme me shëndetin mendor”

  1. Poku says:

    Po si te mos kete shifra te tilla ne shqiperi shkaqet dihen po ne shqiperi vazhdojne dhe i kultivojne keto shkaqe akoma sidomos mediat .eshte per te ardhur keq po duhet ta pranojme qe mediat po luajne rolin kryesor ne perhapjen e kesaj semundje.e them kete se po te hapesh nje stacion televizioni shqipetar ke vetem politik kronike te zeze dhe idiotesira te pafundeme qe te gjithe jane bere analiste dhe japin mendime per te tjeret dhe nuk i japin rendesi jetes shoqerore dhe kulturore te popullsise por vetem te sjedhin ne mendjen e shqipetareve vellavrasjen dhe urrejtjen.prandaj jemi vete pergjegjes per rritjen e kesaj kategorie njerzish.mjaft me kronika te zeza por te senzibilizohet e gjithe shoqeria dhe sidomos politika mos u merrni me idiotesira por te luftojme per nje shoqeri te shendosh si ekonomikisht ashtu dhe menderisht.kete gje duhet ta fillojme nga vetja te ndergjegjesohemi qe nuk eshte politikani apo mjeku apo ndonje faktor i jashtem per parandalimin e kesaj semundje por jemi vete ne qe duhet ti injorojme keto fenomene e te shikojme perpara.ka 30 vjet qe shoqeria jone po semuret nga dita ne dite dhe askujt nuk i intereson kjo gje.prandaj mjafte me politike dhe kronike te zeze po te shtojme forcat e shkollimit te informimit dhe jo diziformim te shoqerise.kur them shkollim kuptohet per shkollim real dhe jo fiktiv .mjaft me idiotesira” qe nuk duhet te jepen filmat e komunizmit se ka permbajtje ideologjike apo jeten kulturore dhe shoqerore te asaj periudhe se nuk i pershtaten realitetit te sotem.”po media sot ku eshte?cfar roli luan ne jeten e perditeshme? Si e reklamon jeten shoqerore dhe kulturore te kesaj shoqerie ?ku jane organizatat humanitare te japin ndimen e tyre?keto pyetje duhet t’ia bejme vetes tone ne radhe te pare pastaj te te tjereve.mos u ngrini per te mbeshtetur nje politikan apo parti cfardo krahu eshte po te ngriheni per mirqenie dhe te shikoni se kush nga qeverit deri tani ka luftuar per permiresimin e kushteve .kuptohet qe ne cdo qeveri ka korrupsoin po kur shikon qe keto qeverri jane liberale ndaj korrupsionit dhe nuk kane denuar asnje deri tani fale sistemit korruptiv te drejtesise nuk mund ti mbeshtetesh te vine prap ne pushtet te na kthejne edhe 30 vjete te tjera mbrapa.po te luftojme sistemin e drejtesise te spastrojme nga radhet e tyre korrupsionin dhe pastaj dhe ne qofte se kjo qeveri nuk i denon te korruptuarit ta largojme e te veme nje qeveri te re me njeres te rinje te pa korruptuar vetem keshtu sjellim risi ne shqiperi.nje shoqeri te paster dhe shendosh menderisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje