Monika Kryemadhi merr në mbrojtje drejtorin e LSI, të akuzuar për abuzim me miliona euro: Strumbullari i tenderave ishte tjetër njeri

22 Janar 2018, 09:47Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur për padinë që ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, ka bërë ndaj ish-drejtorit të LSI-së, Dashamir Gjika, ndërsa ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus.

Sipas Kryemadhit, padia është e qëllimshme, pasi për rrugën Tiranë-Elbasan nuk ka patur fonde.

Po ashtu, duke folur për këtë çështje, Kryemadhi tha se qëkur PS qeveriste në koalicion me LSI-në, abuzohej me tenderat dhe problemet socialistëve ua zgjidhte Engjëll Agaçi.

“E qëllimshme sepse Dashamir Xhika nuk ka pas asnjë lloj buxheti.

Po të shikoni fondin për rrugën Tiranë-Elbasan ka një problem, qëkur është bërë tenderi është bërë në vlerë minimale.

Këta i hapin tenderat për t’i marrë miku i tyre me një çmim të vogël.

Kur është shpallur tenderi ka qenë sa vlera e 1 të pestës të të gjithë rrugës, si mund të bësh një rrugë nën kosto?!

Budallenj janë këta që i pranojnë? Por lekët shtohen rrugës. Këtë e di edhe vetë PD, edhe PS, edhe vetë Edi Rama.

Të gjithë tenderat, pasi shpalleshin fitues ose jo fitues, shkonin e faleshin të gjithë te Engjëll Agaçi që kishte agjencinë e Prokurimeve publike.

Nëse fitonte Nola, ia merrte tenderin Noles dhe ia jepte Monikës përshembull.

Të jeni të bindur që në çdo abuzim që pretendohet se mund të kenë bërë njerëzit e LSI, kanë vulën dhe nxitjen e kryeministrit të Shqipërisë të asaj kohe.

Po të isha unë kryetare e LSI-së do kisha folur.”, tha Kryemadhi.

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka kallëzuar penalisht ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Gjika, për aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

7 komente në “Monika Kryemadhi merr në mbrojtje drejtorin e LSI, të akuzuar për abuzim me miliona euro: Strumbullari i tenderave ishte tjetër njeri”

  1. hyseni says:

    Mendoj qe sigurisht te gjithe shqiptaret e dine se kush ishte strumbullari i tenderave milionshe, ai ka qene ilir e monika, te cilet duhet te japin llogari per cfare kane bere. Nuk ka monike apo ilir qe mund te mbroje hajdutet e kriminelet e lesh e lise. Dikur hajdutet do te gjejne vendin e tyre aty ku e meritojne, ne burg dhe konfiskim te parave te vjedhura.

  2. riflo says:

    sa te bukur ia keni gjet ket foton…

  3. Dash says:

    Kjo duket si mashkull me parruke(i maskuar)???…mos ta marre njeri per keq, keshtu me duket!!!

  4. shkerrmoqja says:

    bo bo cfare gomarice duket ne kete photo. Cdo mashkull duhet te presi organet gjenetiale para se te vij ne protesten e 27 janarit.

    1. Kur Engjelli eshte djall, dhe Djalli vete po hiqet si engjell says:

      Kjo turi plastikja, po perdor nje te vertete te madhe per te fshehur gjynahet e ushtareve te saj.
      Engjell Agacaj ishte dhe vazhdon te jete Padrinoja e tenderave te Rilindjes.
      I puthshe doren Engjellit dhe ai te bekonte me dhonien e kontrates.

  5. lulashi says:

    Nuk ka patur buxhet se leket kane shkuar ne xhepat e Like florirt dhe Munikes per fushate.

  6. Doli prap kjo baxhella qe po ja shpif gjithe dynjase. Per hundesh e prej bythesh do ju dalin gjithe vjedhjet qe keni bere Lesh e Lija shpk. Hajdutet ne burg, prapa hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje