Shpesh e kemi vënë në krye të lajmeve, për bëmat e tij personale e profesionale. Ai provokon qëllimisht, ne i shkojmë pas, po qëllimisht…e secili përmbush qëllimin e tij.
Por portugezi nuk është se luan ndonjë rol në publik, që është i ndryshëm nga jeta private.
Mediat kanë gërmuar pak në jetën e tij, apo kanë mbledhur qëndrime të njerëzve me të cilët ai ka patur të bëjë.
Ja cilat janë disa sekrete të jetës së njërit prej trajnerëve më “të zhurmshëm” në botë, të sjella nga Tesheshi.com.
1-Fillimisht le të përmendim 6 gjuhët që ai flet. Përveç gjuhës portugeze, ai flet spanjisht, gjuhën katalanase, anglisht, frëngjisht dhe italisht. I kushtëzuar ose jo prej profesionit, Mourinho-n kudo që “ta hedhësh”, bie “në këmbë”.
2-Dashuria për qentë. Portugezi ka një qen yorkshire me emrin Gullit, emër që i ka vënë se e pëlqente shumë lojtarin holandez. Në vitin 2007, kur ai drejtonte Chelsea, autoritetet përkatëse në Londër kërkuan verifikim shkresor se qeni i tij i kishte bërë të gjitha vaksinat e detyrueshme. Jose nuk u bind, madje i përzuri “veterinerët” qytetit. Ata e denoncuan dhe policia e shoqëroi për disa orë në qelitë e komisariatit, sa u vërtetua që Gullit i kishte kryer të gjitha vaksinat, por Mourinho e bëri rrëmujën se u ndje i parespektuar.
3-Në vitin 2010, kur fitoi tripletën me Interin, Mourinho u përfshi në listën e 10 personave me më influencë në botë. Po atë vit, revista muzikore “Rolling Stones”, e konsideron “rockstarin” e vitit.
4-Para se të bëhej trajner, Jose Mourinho ka qenë mësues fiskulture. Asokohe ai punonte me një përgatitës atletik me emrin Rui Faria. Që prej asaj kohe e deri sot që flasim, Rui Faria është kudo që Jose trajnon.
5-Mourinho është afruar në vitin 2007 edhe me Wrestling. Ai është shfaqur në krah të pronarit dhe ërestlerit McMahon, duke luajtur rolin e komisarit të ndeshjes në Smackdoën.
6-Mourinho për njëfarë kohe u afrua edhe me politikën, ku përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate në Portugali, “luajtën” me imazhin e tij, duke e marrë në disa takime elektorale.
7-Kushdo që e ka pasur trajner Mourinho-n, e di se receta e tij e regjimit, nuk i lejon futbollistët të flenë më pak se 8 orë gjumë, e as më shumë se 10 orë. Sipas teorisë së portugezit, nëse lojtari fle më pak, i dobësohen reflekset, por nëse fle më shumë, i shtohet ankthi.
Me të gjitha këto që përmendëm, në të mirë e në të keq, Mourinho nuk është quajtur kot, “The Special One”.