FOTO/ Armand Duka fushatë me zëdhënësen e PD-së

22 Janar 2018, 17:16Sport TEMA

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event në sallën e Muzeumit Kombëtar, ku prezantoi albumin fotografik për “EURO 2016”.

Në këtë event sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ishin të pranishëm ish futbollistë të kombëtares, trajnerë, njerëz të futbollit, media dhe qytetarë të shumtë.

Por, ajo që ra në sy dhe që nuk u përmend nga ana e FSHF-së ishte prania dhe të përfaqësuesve të Partive Politike.

Në këtë event e pranishme ishte dhe zedhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka qenë prezente në këtë aktivitet të organizuar nga FSHF-ja.

Meqenëse presidenti aktual dhe njerezit pranë tij shqetësohen pafund për kandidatin rival që vjen nga politika, për oponence vendosi të prezantohet në eventin e sotëm me Zëdhënësen e Partisë Demokratike e cila më shumë sesa e ftuar dukej si punonjëse e administrates.

Zëdhënsja e PD-së, Ina Zhupa, njihet për protagonizmin e saj për t’i dal në krah Armand Dukës me urdhër nga Partia Demokratike e cila në këto zgjedhje është shfaqur publikisht krah kreut aktual të FSHF-së për ti siguruar votat e bashikve të djatha.

Burimet për TemA TV kanë pohuar se disa prej njerzëve të PD-së dhe LSI-së janë në listë për tu punësuar në adiministratën e FSHF-së në rast se Armand Duka rizgjidhet sërish në krye të institucionit shqiptar.

Ajo që është e qartë është fakti se alibia e Dukës për ndërhyrje të politikës është qesharake pasi vet ai nuk lë njerëz të politikës pa i pasur pranë dhe ti marrë nëpër “qoka”. (TemA TV)

6 komente në “FOTO/ Armand Duka fushatë me zëdhënësen e PD-së”

  1. Mondi says:

    Hahahaha…kulmi,do ta kete derguar Berisha se e kishte pike te dobet klanin Zemuni.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    O lyf, c’lidhje ka zedhensja e shtypit me politiken. zdhenesja e shtypit eshte zedhenese shtypi dhe nuk eshte post politik dhe as funksion politik. Mjaft me keto insinuata idiote, pse po erdhi Fino ne krye nuk do punesoje njerezit e tij dhe te PS ne FSHF?!!! Do ta pastroje deri tek roja i deres se stadiumit. Burimet per Tema-n thote pastaj, amon mer ku i keni kto burimet, tek kafja e selise se PS? Shpresoj ti mushet menja Berishes te kandidoje ai per kryetar FSHF rradhes tjeter, dhe se mos thoni qe vjen nga politika. Trapa zalli.

  3. Lili says:

    Une e kam pare duken me Ramen?
    Mos ka kaluar edhe Rama ne PD?
    Beni bile nje kunderfushate ne nivel…

  4. Tanzemra says:

    Jeni bo qesharak tu kerku me i dhen ktij lidhje politike kur Fino esht ne parlament dhe komision te ligjeve.

  5. Tanzemra says:

    Ore Fino esht ne Parlament!

  6. Perparim Kabo says:

    Ky artikull ka edhe shume gabime drejtshkrimore, se nje vije logjike edhe duke e paguar nuk e gjen.
    Kaq nxitim kishit per ta publikuar lajmin? Dmth kerkohet te barazpeshohet (gjoja) lidhja politike (me opoziten) e Dukes nderkohe qe ky tjetri eshte politikan aktiv me mandat deputeti dhe funksion organizativ ne parti. Ju vete a e besoni jete qe thoni? Se njeri tjeter qe ta besoje mos shpresoni te gjeni.
    Uroj vertet te deshtoni ju dhe ai topi juaj i bere kandidat me shpuren e partise nga pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje